Nuk janë të pakta rastet ku personazhet e njohura shqiptarë dalin zbuluar përmes asaj çka shkruajnë në rrjetet sociale.
Kjo ka ndodhur së fundi dhe me fotografin e njohur Endrit Mërtiri. Ai ka zbuluar se dy miq të dikurshëm tashmë nuk flasin më.
E kemi fjalën për Alban Ramosajn dhe modelen Orjola Mareshi. Edhe pse gjatë verës ata postonin vazhdimisht me njëri tjetrin foto, tashmë kjo nuk ndodj më.
Mërtirit duket se i ka ardhurnë majë të hundës kjo situate dhe bën thirrje për pajtim.
‘Le të bëhemi 10000 veta që të pajtohen çaçi me çaçin. Kanë dy muaj që nuk flasin. Ps: Nëse nuk pajtoheni nuk mbaj përgjegjësi për postin e radhës.’-ka shkruar me humor fotografi, duke u bërë thirrje kështu dyy miqve që t’i japin fund zënkës.
(E.K/SHUPLAKA)