Olti Curri nuk e ka kursyer aspak ironinë ndaj moderatores Alketa Vejsiu, e cila ka prezantuar mbrëmjen e kaluar Festivalin e Këngës në RTSH.
Në disa pastime në rrjetet sociale, Olti shpreh hapur kritikat ndaj festivalit dhe drejtueses, ku me doza ironie shkruan se festivali që përflitej se do ngjante me Sanremon, thjeshtë i gjan atij të vitit të kaluar.
“Monologët prekëse të Alketës drejtuar shqiptarëve janë të besueshme aq sa datat e skadencës në supermarket. Ky festival ngjan me Sanremon, aq sa ngjan kaçkavalli i blerë tek lagja me Parmigiano Reggianon. Ky festival i këtij viti ngjan me atë të vitit të shkuar, ose dy viteve të shkuar, tre, katër, pesë…
Alketa flit më ngadalë se Mahmood një mood po kupton!
Ama si pamje sot Alketa është top!”- shkruan Olti.