22:29 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

”Si për çudi në muajin e zgjedhjeve”, Veliaj: Sheshi Skëndërbej hapet në Qershor

12:41 | 04/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Si për çudi në muajin e zgjedhjeve”, Veliaj: Sheshi Skëndërbej hapet në Qershor

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ashtu si dhe herë të tjera ka njoftuar sot se punimet në ”Sheshin Skëndërbej” do të përfundojnë në muajin qershor. Pikërisht në muajin që në vendin tonë parashikohet të mbahen dhe zgjedhjet parlamentare. 

“Jam shumë entuziast sepse po hyjmë në një fazë të re të Sheshit ‘Skënderbej’, i cili do të hapet në qershor. Për të gjithë ata që kishin dyshime se sheshi do të ishte vetëm një hapësirë e madhe me pllaka, sot në fakt po provojmë të kundërtën; do të jetë ashtu siç e kërkuan qytetarët: gjysma e hapësirës, pra pjesa qendrore, me gurë, ku do të organizohen aktivitete, koncerte, panaire të ndryshme, kurse gjysma tjetër me bimësi”, shpjegoi Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se në total do të mbillen dy mijë drurë frutorë, si dhe bimësi tjetër për të gjelbëruar të gjithë zonën. “Kemi filluar mbjelljen e drurëve frutorë dhe dekorativë, gjithsej dy mijë pemë; do të mbillen edhe rreth 5 mijë shkurre me nivele të ndryshme, për t’i dhënë sheshit një peizazh me disa kate. Fillimisht kemi nisur mbjelljet në hapësirën përreth Muzeut Kombëtar, e mandej do të vijojmë përreth godinave të tjera, teksa përfundojmë parkingun nëntokësor dhe elementët e tjerë”, u shpreh ai.

Në ndryshim nga vitet e tjera, ku pemët që mbilleshin donin disa vite të rriteshin, ato tashmë mbillen të gatshme për të konturuar gjelbërimin e sheshit “Skënderbej”.

“Do të jemi gati në fund të pranverës me thuajse të gjitha mbjelljet. Nuk kemi preferuar të vazhdojmë me stilin që gjetëm në Bashkinë e Tiranës, ku mbilleshin disa pemë anemike sa për të thënë që mbollëm pemë. Shumica e pemëve që po vijnë janë të rritura. Kjo do të thotë se nuk do të kërkohen 50 vite që Tirana t’i gëzohet gjelbërimit. Siç e keni parë, pishat e buta që po konturojnë Pallatin e Kulturës dhe hyrjen veriore të Sheshit “Skënderbej” janë tashmë pemë të rritura, pra në një moshë moshatare të ngjashme me pemët e pishave të buta që kemi në bulevardin ekzistues”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se sheshi kryesor do të ketë edhe disa hapësira të vogla për aktiviteteve të ndryshme. “Mënyra sesi është konceptuar Sheshi “Skënderbej” është me disa hapësira: përreth sheshit kryesor do të kemi 11 lulishte me tematika të caktuara, një kopësht librash, një tropikal, një kopësht me fruta dhe drurë frutorë tipikë të zonës së Tiranës etj. Ndaj besoj se për të gjithë ata që do të duan të kalojnë kohën në natyrë, po ndërtojmë një park në zemër të qytetit, aty ku më përpara ishte vetëm një rotondo makinash. Nëse do vazhdojmë me këtë ritëm, natyrisht që do ta kapim Qershorin. Mandej, do të vazhdojmë me të gjithët elementët e tjerë dhe lulishtet anësore të Sheshit Skënderbej”, tha Veliaj.
Projekti parashikon krijimin e një hapësire të gjelbër në 50% të sipërfaqes së sheshit, duke hijëzuar të gjitha akset kryesore të lëvizjes pedonale; mbjelljen e pemëve të reja dhe mijëra bimë dekorative, shumëllojshmëri mjedisesh dhe hapësirash, e përbërë nga 11 lulishte të ndryshme, veshje me gurë dekorativë e natyralë nga të gjitha trevat shqiptare; si dhe ujitja dhe shatërvanët do të funksionojnë me sistem impianti ekologjik, duke filtruar dhe përdorur ujin e reshjeve.

Etiketa: bashkia e tiranesErion VeliajSheshi Skenderbej
Pas

Fuga sulmon Lesin: Saliut që të dogji i shërbeve si zv.Ministër! Qeveria Rama të dëmshpërbleu

Para

”Kaos: Qeveri teknike apo qeveri koalicioni PS, PD, LSI?”

Para
Fuga: E gjithë Shqipëria është një Zharrëz që e kanë kaluar në sharrë, ja kush e ka fajin

''Kaos: Qeveri teknike apo qeveri koalicioni PS, PD, LSI?''

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.