Këngëtarja Jusi Sinani ka qënë e ftuar në emisionin “The One Show”, me moderatorin Kika, (Kreshnik Husaj) që transmetohet çdo javë në Fax News. Mësohet se këngëtarja do të jetë e pjesë e një festivali “Albania Festival”.
Jusi ka folur për jetën e saj private dhe për jetën e natës, ku ajo shprehet se vështirë për femrat dhe sidomos për të pasi ka një vajzë 11 vjeçare.
“Është e vështirë, pasi duhet të përkushtohem asaj dhe familjes. Në momentin që ti je gjithë natën në punë, e nesërmja është pak e vëshitrë”.
Si përgjigjet vajza e Jusit kur i thon “sa të mirë e ke mamin?
“Vajza ime Zhaklina është shumë krenare për mua, më sheh me adhurim dhe kënaqet me këtë”.
E pyetur nga moderator, a është xheloze për kolegët e saj, Jusi shprehet se nuk është askpak xheloze.
“Secili ka talentin e vetë, nuk mund xhelozojë asnjë njeri. Të gjithë luftojmë për të qënë diku dhe dikush.”
(K.H/Faxweb.al)
Discussion about this post