18:42 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Si po e ndan ”tepsinë” Edi Rama, deputeti i PS-së merr Burgjet, kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste caktohet te Hipotekat

12:20 | 21/07/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si po e ndan ”tepsinë” Edi Rama, deputeti i PS-së merr Burgjet, kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste caktohet te Hipotekat

Më politike se kaq nuk kishte ku të shkonte. Edi Rama ka nisur punën për të ndarë ”tepsinë”, siç ai e quante gjatë fushatës administratën shqiptare dhe cilat janë dy vendimet e para? Vendosja e dy socialistëve të besuar në krye të Hipotekave e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Sigurisht që nuk e ka bërë drejtpërdrejtë, pasi nuk është kryeministri që emëron drejtorët, por faktet, siç u zhvilluan në një ”show” të tij televiziv në Berat, ku një drejtor i ALUIZNI-t u shkarkua vetëm nga fjala e Ramës duke u  bërë ”kokë turku”, tregojnë se ka gjasa të ndodhë krejt e kundërta.

”…si mund të rrijë më në detyrë qoftë edhe një ditë pas kësaj prove turpëruese për shtetin?! Jo nuk mund të rrijë natyrisht, as ai dhe askush tjetër…”, postonte Rama në profilin e tij në ”Facebook”, ku vendos edhe fletë-rrufe për emra të njohur të mjekësisë, drejtësisë, administratës.

Në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është vënë Arben Çuko, deputet deri në shtator, i Partisë Socialiste për Fierin. Ndërsa Blerina Doracaj ka marrë Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duke qenë kryetare e Forumit të Gruas Socialiste në Tiranë, njëkohësisht këshilltare e Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Tiranës.

Kryeministri i votuar edhe për një mandat të dytë ka nisur një tur dëgjesash në Shqipëri, duke i pyetur socialistët që mblidhen rreth tij se si i mendojnë 100 ditët e para të qeverisjes, megjithse vendimet e para janë marrë. Sipas gjasave ndarja e tepsisë, te të besuarit socialistë do vazhdojë me ”dorë të hekurt” duke penalizuar çdo drejtor që nuk është mes të besuarëve të PS-së.(V.G/SHUPLAKA)

Blerina Doracaj dhe Arben Çuko
Etiketa: administrataArben Cukoblerina doracajedi rama
Pas

Mali Tarabosh dhe mali Kolaj në Shkodër përfshihen nga flakët

Para

Deputetja e LSI-së-Klosit: Paratë u shkuan bashkive “tuaja”, Bashkia e Kuçovës ka dorëzuar 37 projekte dhe mori zero lek për investime

Para
Deputetja e LSI-së-Klosit: Paratë u shkuan bashkive “tuaja”, Bashkia e Kuçovës ka dorëzuar 37 projekte dhe mori zero lek për investime

Deputetja e LSI-së-Klosit: Paratë u shkuan bashkive “tuaja”, Bashkia e Kuçovës ka dorëzuar 37 projekte dhe mori zero lek për investime

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE do të pezullojë kundërmasat doganore të SHBA-së për 6 muaj

Deputeti shqiptar në parlamentin serb Shaip Kamberi padit Ana Brnabiç për nxitje të urrejtjes kombëtare e fetare

Aksident në aksin Fier- Levan, mjeti humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën elektrike. Lëndohet drejtuesi i automjetit

Itali, tre të vdekur dhe 15 të plagosur në një aksident rrugor, kamioni përplaset me automjete të parkuara

Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri godet rrethin e Gramshit – Dëme të mëdha në bujqësi

SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash, në zgjedhet 2023, në Rrogozhinë

Stuhia Floris godet Britaninë e Madhe, dëmtime hekurudhore dhe rrugore nga erërat e forta

Pas 11 vitesh në burg, ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.