Një e çarë e madhe është krijuar në Kenia, 48 km larg kryeqytetit Nairobi. Kjo ka bërë që banorët e fshatit Mai Mahiu të largohen e të braktisin shtëpitë e tyre.
Gjithashtu, e çara e madhe ka shkaktuar shëmbjen e një pjese të autostradës Nairobi-Narok si dhe shkaktoi lëkundje të mëdha në zonë.
Mendohet se e çara është krijuar nga aktiviteti sizmik dhe erozioni i shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut.Ndërkohë sipas shkencëtarëve Afrika mund të ndahet në dysh pas një milion vitesh.
(S.M/Faxweb.al)