Aleksandër Varfaj, i njohur nga publiku edhe si ish-partneri i Rudina Dembacajt duket se nuk ka fare kontakt me vajzën e tyre, Viktorian dhe ka vendosur ta ndajë publikisht këtë fakt.
E vogla që pas ndarjes së prindërve disa vite më parë, jeton me aktoren dhe familjen e saj të re. Me anë të një postimi në Instagram Story, Aleksi ka lënë të kuptojmë që Rudina nuk e lejon ta takojë Viktorian dhe se ka një vit pa e parë atë nga afër.
“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt.Më ka marrë malli,”-shkruan ish-partneri i Rudinës në Instagram krahas një fotoje me të bijën”-shkruan ai bashkangjitur me një foto.
Më herët në ditëlindjen e Viktorias, edhe partnerja e re e Aleksandrit, Marisa bëri një urim për vogëlushen në rrjetet sociale, duke e forcuar idenë e mallit që kanë për të, ku shkroi: “Gëzuar ditëlindjen dashuria jonë. Sa keq më vjen që me muaj po humbim kaq shumë kujtime. 09.04.2022. Më ka marr malli të përqafoj. Të duam”.
Nuk dihet ende si qëndron e vërteta mes tyre, nëse Rudina e lejon ish-partnerin ta takojë të bijën apo jo.
Sakaq, aktorja nuk ka reaguar ende lidhur me këto akuza të ish-bashkëshortit të asaj.