Monika Kryemadhi ka publikuar një status në facebook ku zotohet se Teatri i ri do të ndërtohet nga e para njësoj siç ka qenë por me të gjithë infrastrukturën dhe aksesorët bashkëkohorë, sëbashku me të gjithë kompleksin “Skanderbeg”, siç është ndërtuar në vitet 1938-1940! Ajo është zotuar se i gjithë ansambli monumental do të rikthehet në identitet.
“Teatri do të rindërtohet nga e para; siç ka qenë, por me të gjithë infrastrukturën dhe aksesorët bashkëkohorë, sëbashku me të gjithë kompleksin “Skanderbeg”, siç është ndërtuar në vitet 1938-1940!
I gjithë ansambli monumental do të rikthehet në identitet e do të jetë gjurma historike e qytetarisë së Tiranës së viteve tridhjetë të shekullit të kaluar. Ky është qëndrimi im, ky është premtimi im, ky është betimi im si qytetare e Tiranës që kam lindur tek shallvaret, vetëm dyqind metra larg nga Teatri Kombëtar!”, shkruan Kryemadhi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)