Ka qenë padyshim një javë intensive për moderatoren Alketa Vejsiu kjo që po lëmë pas prej pjesëmarrjes së saj në Sanremo si një nga prezantueset e këtij viti.
Mirëpo njësoj intensiv ka qenë edhe aktiviteti në rrjete sociale me të gjitha reagimet që janë bërë nga ndjekësit lidhur me performancën që ajo pati në eventin e rëndësishëm italian.
Meme-t kanë gjeneruar shpejtë, në mediat shqiptare dhe italiane në lidhje me prezantimin shumë entuziast që Alketa Vejsiu bëri në Sanremo.
Disa prej tyre moderatorja i ka parë, ka qeshur dhe i ka ndarë sërish në Instastories si për t’i treguar të gjithëve se i ka marrë me sportivitet edhe komentet pikante.
Nuk dimë nëse kjo është mënyra e Alketës për të thënë: “Keni të drejtë, ekzagjërova pak me mbi-entuziasmin” por sidoqoftë fakti që i shpërndau disa meme do të thotë se një reflektim me veten moderatorja e ka bërë.