Prej dy ditësh Shqipëria si shumë vende të tjera europiane është përfshirë nga një rrymë e ftohtë e ajrit, çka ka sjellë reshje bore në të gjithë vendin.
Nuk është e zakontë që të pushtohen nga reshjet Tirana, apo qytetet e ultësirës perëndimore si Durrësi, apo Kavaja dhe Fieri, por ja që ka ndodhur këtë herë.
Për shumë nga kryeqytetasit reshjet e borës sjellin me vete dhe lumturinë dhe gëzimin, ndërsa shumë njerëz mbushin rrugicat e pallateve, ku nuk mungojnë a fotot dhe videot.
Po nuk mund të thuhet e njëjta gjë për zonat e thella malore, ku reshjet deri në një metër kanë bërë të pamundur lëvizjen dhe qarkullimin e mjeteve. Mësimi është pezulluar në shumë shkolla për shkak të pjesëmarrjes së ulët nga ana e nxënësve.
Vështirësi ka pasur edhe në akset nacionale, ku qarkullimi me zinchir është i detyrueshëm. Një nga akset problematike ka qenë dhe ai Tiranë-Elbasan, kun ë afërsi të tunelit janë shfaqur sërish probleme.
Në Korçë temperaturat kanë shkuar rret -10 gradë Celsius, ndërsa ngricat kanë mbërthyer qytetin dhe rrethinat e tij. Dardha vijon të shfaqe probleme në qarkullimin e mjeteve, ndrësa lëvizja me zinxhirë është e detyrueshme në të gjithë akset e tjera.
Po ashtu reshje bore ka pasur dhe në zonën e Fierit dhe rrethinat, po situata është e menaxhueshme dhe pa probleme.
Një nga qarqet me më shumë reshje bore është ai i Kukësit, ku trashësia ka arritur edhe në 1 metër, ndërsa sot sasia që bie është e pakët.
Lartësia e borës në Tunel-Kalimash 70 cm, Qafë Shllak 90 cm,Q.Tobli 60 cm ,Q.Luzhë 50 cm,Valbonë 1.1 m e Q.Morinë 40 cm.
Në Lezhë bora arrin ne disa zona edhe në 15 cm ndërsa në qyetet rrugët dhe trotuatet shndërrohen në pjesën më të madhe në akull.
Në Shkodër janë ndërprerë rreshjet e borës. Problem në qarkullim akset nacionale ndërsa zonat malore jane të izoluara.
Reshje bore ka pasur dhe në Berat, problematike mbeten disa fshtra në zonën e Skraparit.
Duke filluar nga pasditja e sotme temperaturat pritet që të rriten me disa gradë, ndërsa reshjet e shiut pritet të jenë prezente në disa qytete të vendit.
(E.K/FAXWEB)
Pogradeci dje:
Bregdeti i Shëngjinit: Tirana dje: Kruja sot: Durrësi sot:
Mallakastra sot:
https://www.youtube.com/watch?v=9qxpL_jNcYw&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=xeuoM4QCPRs&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=4xjj8apTDkc&feature=youtu.be