Të gjitha nënat në botë janë të veçanta dhe të rëndësishme për fëmijët e tyre. Po ashtu jemi të vetëdijshëm, se raportet në familjet tona janë mjaft të ngushta, dhe kjo është një nga karakteristikat shqiptare.
Edhe pse jemi të lidhur me njëri-tjetrin, çdo familje shqipatre ka disa karaketristika dhe çdo nënë ka një mënyrë të shprehurit, ose disa shprehje që çdo fëmijë i ka dëgjuar.
- Shiko të bijën e filanes.
Nënat shqiptare kur bëhen me nerva me ju, kanë gjithmonë një vajzë me të cilën ju krahasojnë.
Ajo bija e filanes, është shembull për t’u ndjekur sipas mamasë (edhe pse ju ndoshta i dini 100 të zeza për atë vajzë)
- Do doja të isha një ditë si ti, rehat.
Për mamatë shqiptare vajzat e tyre nuk e vrasin shumë mendjen për problemet e shtëpisë, dhe ka ndonjë moment që do donin të ishin si vajzat. Ndoshta, ato nuk e kuptojnë që edhe vajza mund të ketë probleme.
- Do shkosh tek burri ,nesër pasnesër, t’i kesh dy gjëra për veten.
Nëna të vendos dhe në sedër, kur nuk bën ndonjë punë shtëpie.
Ajo justifikohet duke thënë se nuk ka nevojë për ndihmë, por dëshiron që t’i të mësosh se nesër, pasnesër do të shkosh tek burri.
- Me këtë mendje, të dielën do të martohesh, të hënën do të kthejnë.
Kujt ia ka thënë këtë shprehje mamaja, të ngrejë dorën?
Mami sigurisht që mund ta ketë me shaka, por shpesh mund të thotë këtë gjë që vajzave mund t’ju duket për të qeshur, por po ta mendosh thellë thellë nuk është aspak për të qeshur.
- Si s’më ngjave një çikë mua?
Në fakt këtu kanë të drejtë, duhet t’ju ngjajmë gjithmonë nënave. - Ke ngjarë nga familja e tët’ eti (babait tënd)
Kur bën ndonjë gjë të mirë, meritat i merr mami.
Kur njerëzit të komplimentojnë “sa e bukur je”, ose gjëra të tilla, meritat sigurisht që i merr mami.
Por ama kur ti bën diçka që mamit nuk i pëlqen, i ke ngjarë komplet fisit të babait.
- Në moshën tënde unë mbaja familjen.
Kush thotë se nuk e ka dëgjuar këtë shprehje nga mami, gënjen.
Të gjitha nënat shqiptare, e kanë shprehje të preferuar, sado kohët kanë ndryshuar, mami mendon për kohën e vet.
- Një ditë nuk do të jem unë, çfarë do të bësh?
Atë ditë as nuk duam të mendojmë, por nënat vazhdimisht e përmendin këtë gjë, dhe nuk e kuptojnë që kjo fjali të lëndon, edhe pse ato e thonë në nerva e sipër.
(E.V/Faxweb.al)