Me datë 14 prill të vitit 1912 pak para mesnatës ndodhi tragjedia që vazhdon edhe sot të kujtohet pavarësisht se ka kaluar një shekull.
Anija më e madhe në atë kohë “Titanic” goditi një ajsberg të madh e që më pas ngadalë anija u zhyt në Oqeanin Atlantik duke u mbytur.
Më shumë se 1,500 njerëz mbetën të vdekur atë natë.
Titaniku peshonte më shumë se 46,000 ton dhe atë kohë konsiderohej si anija më e madhe në botë për pasagjerë.
Për ndërtimin e saj u deshën 7.5 milionë dollarë, që sot do të kushtonte plot 400 milionë dollarë me vlerën aktuale të dollarit.
Atë natë në anije ndodheshin gjithsej 2,200 pasagjerë të ndarë në klase të ndryshme, nga të pasurit e deri më të varfërit.
700 persona ishin të mbijetuarit, kryesisht gra dhe fëmijë. Ngjarja nxiti idenë e filmit me të njëjtin titull që vazhdon të mbetet një nga filmat legjendarë në kinematografinë botërore. (M.D/ Shuplaka)