Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” është i ftuar doktori i famshëm alternativ Ruzhdi Metali, i cili i është përgjigjur disa pyetjeve që njerëzit i kanë dërguar me mesazhe lidhur me sëmundje të ndryshme.
Mes tyre ka pasur dhe nga ata që pyesnin se si të kuptonin se vajza me të cilën dilnin i dashuronte apo jo.
“Dal me një vajzë për kafe, nuk e di më dashuron a jo. Çfarë shenjash jep që ta di”, ka qenë një mesazh që i ka ardhur Çanit në emision dhe Metali i ka kthyer përgjigje.
“Kur je në takim me një femër, e sheh nëse e ka ajo sensin e kohës me ty? Po të shohi ajo orën, ose po kap çantën, kupton që ajo s’do të rrijë me ty, do të largohet. Nëse ajo se ka mendjen tek ora, do të rrijë me ty. Nëse e vë këmbën mbi këmbë dhe e vë dorën tek pulpa poshtë ose fërkon qafën, mashkulli duhet të kuptojë që ajo ka qejf të avancojë më shumë”, ka thënë Metali.