04:51 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Jetë dhe stil

Si të bëhemi më të mirë në 7 ditë? Lexoni recetën

07:47 | 03/01/2017
në Jetë dhe stil, Te Gjitha
0
Si të bëhemi më të mirë në 7 ditë? Lexoni recetën

Shpeshherë pyesim veten se ç’mund të bëjmë për ta bërë veten tonë të lumtur në një kohë të shkurtër. Për gjërat që i kemi vet në dorë, ekspertët na sugjerojnë si të veprojmë për secilën ditë.

1-E hënë, mbani një ditar.

Sipas një studimi,nëse kaloni 15 minuta në ditë duke shkruar mendimet dhe ndjenjat tuaja, do ju ndihmojë të largoni ndjenjën e ankthit.

2-E martë, bëhuni njerëz më të mirë.

Ndoshta do duket pak e ekzagjeruar, që gjithmonë duhet të jeni një person më i mirë, por ky është çelësi për të qenë të lumtur me veten tuaj. Ndani mirësinë tuaj me të tjerët, sepse kjo do krijojë një atmosferë pozitive në ambientin qe ju rrethon.

3-E mërkurë, mësohuni të qëndroni vetëm.

Ekspertët sqarojnë se të rrish vetëm ndonjëherë nuk të bën keq, por të jep mundësinë të kthjellosh mendimet e tua. Sa më të qartë të jeni me veten, aq më shumë produktiv dhe ndjenja gëzimi do ju vijnë.

4-E enjte, mendoni pse ekzistoni.

Kjo mund t’ju duket një pyetje me peshë të madhe, por ndihmon që ta bindni veten të nxirrni në dukje vlerat tuaja. Të mendosh edhe për të kaluarën, për arritjet apo dështimet do ndihmojë në rritje të ndjenjës së lumturisë.

5-E premte, zbuloni diçka interesante.

Në këtë ditë, idealja do ishte që të kërkonit të kalonit kohën tuaj me diçka që nuk e keni bërë më parë. Kjo mund të jetë një vizitë në një muze apo galeri arti. Përqendrimi në një aktivitet që ju duket interesant, do rrisë mundësinë për të përcjellë te ju ndjenja pozitive.

6-E shtunë, jepni diçka.

Në shumicën e rasteve, kur jep diçka ndihesh mirë, sepse ke dhënë ndihmën për një gjë sado të vogël. Kjo mund të jetë në mënyra të ndryshme, jo vetëm materiale.

7-E diel, harrojeni ndjenjën e fajit.

Faji është një nga ndjenjat më të padobishme,sidomos kur jeni ju që po e vuani. Ai mund të shkaktojë ankth dhe pakënaqësi. Këshillohet të hidhni çdo gjë pas krahëve dhe të përpiqeni të nxirrni mësimin më të mirë. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: jete dhe stilnjerez me te mireshtate dite
Pas

Gjermania solidarizohet me Turqinë, në shenjë nderimi ndaj viktimave ‘’vesh’’ flamurin turk

Para

Mia veshur si babagjysh, Rudina Magjistari i këndon këtë këngë

Para
Mia veshur si babagjysh, Rudina Magjistari i këndon këtë këngë

Mia veshur si babagjysh, Rudina Magjistari i këndon këtë këngë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.