Në një kohë kur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar pak ditë më parë se maskat do të bëhen të detyrueshme në ambientet e mbyllura, pasi në të kundërt do të aplikohen gjoba prej 2 mijë lekësh të reja, e njëjta sot ka publikuar një video informuese.
Gjatë ditës së sotme ajo ka bërë publike një video ku tregon sesi mund të bëhen maskat në kushtet e shtëpisë, dhe pa kosto sipas saj.
Sipas videos, mjafton vetëm një copë e thjeshtë, vizohet maska përpara në formën që duhet, dhe në 2 minuta pasi bëhet dhe hapja për të future veshët maska është gati, ndërkohë që ndryshe nga sa thuhej fillimisht, nuk jepet asnjë specifikim për llojin e materialit që duhet përdorur.
“Çdo barrierë mbrojtëse e krijuar në kushte shtëpie mund të përdoret në ambientet e mbyllura. Ja një mënyrë e thjeshtë dhe pa kosto”, shkruan Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.
Discussion about this post