Shëndetlia është padyshim një nga ëmbëlsirat shqiptare më të mira. Para shumë vitesh shëndetlia gatuhej veç në raste festash, por tani me këto pak përbërës që i gjejmë kudo mund ta gatuajmë në çdo moment.
Vetë emri i kësaj ëmbëlsire thërret ‘shëndet’, kështu që mund tua shërbejmë edhe fëmijëve. Meqë jemi në prag të festave të fundvitit ne ju propozojmë edhe recetën tonë për të bërë ëmbëlsirën.
Përbërësit për Shëndetlie
5 veze + 1 të verdhe veze për lyerje sipër
500 gr miell 150 gr mjaltë
100 gr sheqer
200 gr gjalpë
200 gr arra
1 lugë kafeje sodë buke
Për sherbetin 1 gotë ujë 2 gota sheqer 2 lugë lëng limoni pak karafil dhe pak vanilje