03:42 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Teknologji & Kuriozitete

Si të marrësh leksione online nga universitetet më të mira në botë

16:54 | 22/12/2016
në Teknologji & Kuriozitete
0
Si të marrësh leksione online nga universitetet më të mira në botë

Universiteti i Oxford ka prezantuar leksionet e para masive dhe të hapura të dhëna online, duke u  bërë kështu institucioni arsimor më i fundit prestigjioz që i bashkohet lëvizjes se kurseve online.

Oxford, i cili zuri vendin e parë në renditjen e universiteteve për 2016-2017, njoftoi se do të ofronte kurse për ekonominë nga shkurti 2017 në partneritet me “EdX”, një platformë online e themeluar nga universiteti i Havardit dhe Instituti i Teknologjisë në Massachusetts (MIT).

Platformat e kurseve online, siç janë (https://www.coursera.org/) , edX (https://www.edx.org/)  dhe Udacity (https://www.udacity.com/) në Shtetet e Bashkuara dhe FutureLearn (https://www.futurelearn.com/) në Mbretërinë e Bashkuar, kanë partneritet me qindra universitete, organizatat jo-fitimprurëse dhe institucione për ofruar këto shërbime. 

Coursera dhe edX mbizotërojnë tregun e kurseve online, me 35.6% dhe 18.1% respektivisht.  Në 2015-ën, Coursera kishte një total prej 17 milionë studentë të regjistrua në librat e tij. Universitetet më të mira që ofrojnë kurse online janë Tekniku i California-s, Haward, Instituti i Teknologjisë së Massatchusetts, Stanford, Sorbonne, Peking dhe më së fundi dhe Oxford, shkruan revista “Monitor”.

Kursi i hapur online i Oksfordit, Nga varfëria në Lulëzim: Të kuptuarit të Zhvillimit Ekonomik, do të udhëhiqen nga Sir Paul Collier, profesor  Ekonomisë dhe Politikave Publike.

Kurset e para online nisën në vitin 2011 dhe që prej asaj kohe miliona studentë nga e gjithë bota ndjekin leksionet përmes internetit.

Krijimi i kurseve të hapura dhe online:

2011 – Universiteti i Stanford-it do të hapë tri kurse falas për këdo që ka lidhje në rrjet. Një prej tyre, kursi online për inteligjencën artificiale që jepet nga Sebastian Thrun dhe Peter Norvig, tërheq mbi 160 mijë studentë. Mbështetur nga ky sukses, Thrun dhe Nrovid ndërtuan një model biznesi për mësimdhënien online, Udacity.

2012 – popullariteti i kurseve te Stanford-it frymëzoi universitete të tjera për të dhënë kurse online dhe u zhvilluan dy platforma të reja: Coursera dhe EdX. NewYork Times do të shkruante “Viti i Kurseve Online”.

2013 – Open University krijoi platformën e saj të kurseve online FutureLearn, që ofron kurset nga universitetet e Britanisë.

2014 – Numri i universiteteve që ofronte kurse online u dyfishua në më shumë se 400. 22 nga 25 universitetet më të mira në Amerikë tashmë ofronin kurse online.

2015 – Numri i studentëve që regjistroheshin në të paktën një kurs online i kalonte 35 milionë, nga 16-18 milionë që llogariteshin në 2014.

2016 – Universiteti i Oksfordit shpalli kursin e tij të parë online, një lëvizje që do të forcojë besueshmërinë e kurseve online. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: internetleksioneonlineoxforduniversitet
Pas

Milinkoviç: S’komentoj arbitrat, meritonim të fitonim

Para

Aktori shqiptar mesazh urimi për Dashnor Dikon: Mbetsh bob (Foto)

Para
Aktori shqiptar mesazh urimi për Dashnor Dikon: Mbetsh bob (Foto)

Aktori shqiptar mesazh urimi për Dashnor Dikon: Mbetsh bob (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.