23:15 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Si të merrni nxirjen perfekte që në ditën e parë të plazhit

12:10 | 15/06/2019
në Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si të merrni nxirjen perfekte që në ditën e parë të plazhit

Dëshironi që të keni një nxirje perfekte vetëm në një ditë? Zbuloni sekretet për të pasur një nxirje të duhur edhe vetëm pas një dite në plazh

Të arrini një nxirje perfekte, edhe pse në dispozicion mund të keni vetëm një ditë plazh, nuk është edhe aq e pamundur siç mund të mendoni. Shpesh, përpara pushimeve të gjata verore, ju merrni ndonjë orë rreze dielli në plazh gjatë fundjavave. Të shpenzoni disa orë relaksi total është ideale, por a mund të themi të njëjtën gjë nëse synoni të keni një nxirje perfekte? Në realitet kjo gjë është e mundur, por vetëm duke ndjekur disa këshilla të thjeshta.

Përgatitja e lëkurës për rreze në ditën e parë

Përpara se të dilni në diell, është e rëndësishme të pastroni dhe të hidratoni thellësisht lëkurën për të hequr lëkurën e vdekur, e cila së pari bllokon penetrimin e rrezeve të diellit dhe së dyti nxirjen e lëkurës. Për të pastruar lëkurën mund të përdorni produkte cilësore komerciale, një sfungjer bimor natyral, ose mund të përgatisni në shtëpi një skrab të bërë nga ju, në këtë mënyrë evitoni rrezikun nga alergjitë dhe irritimet e ndryshme.

Nxirje në një ditë edhe me kremin solar

Abbronzatura-perfettaMos e bëni gabimin që të besoni se për të pasur një nxirje perfekte vetëm në një ditë, nuk duhet të përdorni krem solar. Përdorimi i një kremi solar është thelbësor jo vetëm për mbrojtjen e lëkurës, por mbi të gjitha për të shmangur irritimet dhe njollat kafe të diellit, të vështira për t’u eliminuar. Rreziku është ai që të keni, edhe vetëm pas një dite, një nxirje jo homogjene, e cila ka mundësi të shkatërrojë lëkurën për gjatë gjithë pushimeve të verës. Këshilla është që duhet të përdorni një krem solar me cilësi të mirë hidratuese, që t’i lejojë lëkurës të nxihet gradualisht pa asnjë djegie nga dielli.

Nëse keni një lëkurë rezistente nga dielli, mund të zgjidhni një krem me një faktor SPF jo shumë të lartë; nëse lëkura juaj është shumë delikate, është e detyrueshme të zgjidhni një krem solar me një faktor më të lartë.

Të jeni të bindur që keni marrë një nxirje homogjene

Kur jeni në diell, mendoni që të zhvendoseni çdo 5 minuta për të pasur një nxirje homogjene. Jo, nuk është e nevojshme çdo 5 minuta, por pas 15-20 minutash do të ishte e këshillueshme, në mënyrë të tillë që dielli të kapë të gjitha pjesët e trupit. Më pas zgjidhni një krevat portativ për t’u çlodhur dhe mos harroni një locion nxirës nëse dita ka shumë re. Në fund, në mbarim të ditës, të nxirë ose jo, gjithsesi keni kaluar një ditë me diell, det dhe shumë, shumë relaks.

Si të përgatisni një skrab me kripë për trupin të bërë nga ju vetë?

abbronzatura-perfetta (1)Kjo gjë mund të realizohet nga këshillat e Laura de Luca, mjekes italiane në shkencat natyrale dhe ekspertes së produkteve bionatyrale. Për të, bërja e një skrabi prej kripe, i dobishëm për trupin, është shumë i thjeshtë, një lojë fëmijësh. Veproni si më poshtë: merrni kripë të trashë deti dhe kripë të imët, përziejini dhe i shtoni ndonjë lugë vaji të ëmbël bajamesh, vaj jojoba ose vaj aragan. Të gjitha këto janë vajra shumë efikase për lëkurën, e bëjnë atë të butë dhe elastike, duke i thënë një aromë delikate në rastin e vajit të ëmbël të bajames ose më të fortë dhe ekzotik në rastin e vajit të araganit ose atij të jojobas. Kripa ka prioritet të thithë lëngjet dhe është e dobishme në rastin e ruajtjes së ujit. Filloni ta aplikoni, me masazh të lehtë, skrabin e kripës mbi të gjithë trupin. Nisuni nga kaviljet duke bërë lëvizje rrethore dhe ngjituni te pulpat. Më pas kaloni te gjunjët, që shpesh kanë nevojë për eliminimin e shtresës së sipërme të epidermës për t’u kthyer e butë. Në fund, ngjituni te kofshët dhe tek ijët, gjithmonë duke bërë lëvizje rrethore në drejtim e sipër. Skrabin e kripës mund ta aplikoni edhe në pjesë të tjera të trupit. Në përfundim shpëlajeni trupin nga skrabi i kripës me ujë të ngrohtë dhe këtë proces kompletojeni duke vendosur një krem hidratues ose kremin tuaj të zakonshëm anticelulit.

Skrab kripe i bërë nga ju

Merrni kripë të trashë deti dhe kripë të imët, përziejini dhe i shtoni ndonjë lugë vaji të ëmbël bajamesh, vaj jojoba ose vaj aragan. Të gjitha këto janë vajra shumë efikase për lëkurën, ndërsa kripa ka prioritet të thithë lëngjet dhe është e dobishme në rastin e ruajtjes së ujit

Pas

“Vendosëm abstenim, por Balla i bleu si bagëti deputetët e opozitës”, Maliqi tregon ‘prapaskenat’ e votimit kundër Metës

Para

Frikë nga protesta, Rama anulon takimin në shesh: Fshihet tek një resort privat

Para
Frikë nga protesta, Rama anulon takimin në shesh: Fshihet tek një resort privat

Frikë nga protesta, Rama anulon takimin në shesh: Fshihet tek një resort privat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nis numërimi i votave në Tepelenë, numërohen kutitë e fshatrave Progonat, Nivicë dhe Sinanaj

Dalin rezultatet e tre kutive të para të numëruara në Bashkinë e Pustecit

Rezultatet paraprake në Vorë/PD përpara me diferencë të ngushtë ndaj PS-së

Zgjedhjet parlamentare/Korça nis procesin e numërimit të votave

Kamëz/ Një kuti e pavlefshme, fletët e votimit nuk ishin sipas procedurës

Numërohet kutia e parë në Pustec, ja sa vota kanë marrë PS dhe PD

KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare

Nis numërimi në Bashkinë e Pustecit. PD-ASHM në avantazh nga rezultati elektronik i 6 kutive të para të Vorës

Deklaratë nga Partia Socialiste: KQZ duhet të shpallë menjëherë rezultatin në Vorë dhe Njësinë Nr.10. Vendimi për vonesën, arbitrar dhe zhgënjyes

Video/Fillon numërimi i votave në Parkun “Olimpik” në Tiranë, votat e diasporës numërohen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.