Mjafton të shkojmë në kuzhinë dhe te ndiejmë aromën e mirë të ëmbëlsirave tradicionale që nënat apo edhe gjyshet tona kanë filluar të përgatisin ose mjafton të dalim për një kafe në kafene-në e lagjes për të kuptuar që festat kanë trokitur edhe në qytetin tone tashmë. Kjo duket gjithashtu edhe nga pemët e zbukuruaa të Vitit të Ri por edhe nga dritat shumë ngjyrëshe në çdo butik veshjesh , dyqane ëmbëlsirash dhe rrugët e qytetit.
Shumë familje shqiptare presin me padurim të bashkohen me pjesën tjetër të familjes që jeton diku larg në një shtet tjetër, shumë studentë kthehen nëpër qytetet e tyre të lindjes për të festuar festat e fundvitit gëzueshëm pranë njerzve të zemrës. Por ka edhe të tjerë që prej zgjedhjes së tyre ose jo nuk e kanë mundësine të festojnë me njerëz të dashur për ta.
Është koha më e mrekullueshme e vitit … për pothuajse të gjithë. Festat duhet të jenë një kohë dashurie dhe gëzimi, por për ata që kanë të bëjnë me dinamikën e vështirë familjare, humbjen ose shpenzimet e shumta për festat, kjo kohë e vitit mund të jetë një kujtesë për atë që mungon në jetën tonë.
Por…ndal ! Nuk është e thënë të jenë të tilla. Në qoftë se ju jeni një prej atyre që këto festa të fundvitit do ju duhet të festoni vetëm pa familje, pa miq, larg te dashurit/dashurës së zemrës atëherë ky shkrim është fiks për ju.
Në fund të fundit lumturia është një zgjedhje personale. Një shprehje e Jim Rohn thotë se “nëse nuk ju pëlqen ku jeni lëvizni,ju nuk jeni një pemë.” E pra ,nëse festat e Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri ju kujtojnë sa të vetmuar jeni, se dhe kete vit nuk arritët ta bënit për vete atë djalin e bukur të inxhinierisë ose ate tjetrin tek ekonomiku nuk është fundi i botës. Lajm i mirë është se ju e keni në dorë ta ndryshoni mënyrën si ndiheni. Lumturia juaj varet nga ju.
Jeni gati? Më poshtë po ju rendisim disa menyra sesi t’i tranformoni këto festa fundviti në momente të gëzueshme.
1-Stop! Mos e krahasoni jetën tuaj me atë të të tjerëve
Kjo duhet të zbatohet si në jetën reale dhe në mediat sociale, dita- ditës dhe gjatë festave. Krahasimi i vetes me të tjerët nuk është kurrë një ide e mirë, por është shumë më e vështirë të shmangësh kur të gjithë publikojnë momente të pafundme të lumtura me familjet e tyre nëpërmjet çdo platforme të mediave sociale.
Te shpenzuarit shume kohë në Instagram është një kujtesë e përditshme sa “te lumtur janë të tjerët” për faktin se (duket sikur) të gjithë të tjerët janë duke gatuar, pjekur, duke parë filma dhe duke marrë pjesë në festën e përgjithshme të pushimeve familjare. Nëse e gjeni veten duke shpenzuar shumë kohë dhe duke u ndjere të dëshpëruar në mediat sociale, i mbyllni ato për pak ditë ose mbani mend se
a) Askush nuk ka një jetë të përsosur dhe b) Gjërat munden dhe do të ndryshojnë.
2-Mendoni pozitivisht
Ju nuk mund të lejoni që disa ditë të ndryshojnë mënyrën se si ju e shikoni jetën tuaj, prandaj përdorni këtë kohë për të reflektuar mbi të mirën në jetën tuaj. Reflektoni ne atë që keni arritur këtë vit dhe bëni një listë të gjërave që shpresoni për Vitin e Ri. Uluni, i shërbeni vetes një gotë Rose, teksa dëgjoni “Krishtlindje të Bardha” të Frank Sinatra ose “Të ka Lali Shpirt të ka lali xhan,” kjo ska aq shumë rendësi sa ka rëndësi fakti që ju ti kushtoni vetes kohë ,ta shpenzoni këtë periudhë në shërbim të vetes suaj. Të qetësoheni, të bëni paqe me ndjenjat tuaja, me ato që po lini pas dhe të përgatiteni me shumë energji për të ardhmen. Jeta juaj nuk mund të ndihet e përsosur 24/7, por mundohuni te fokusoheni tek gjërat që ju pëlqejnë në jetën tuaj dhe jo tek ato që nuk të pëlqejnë.
3-Pranojeni se ndonjëher është OK të jeni i/e trishtuar
E di, është OK të jesh i trishtuar Nëse jeni duke kaluar pushimet midis anëtarëve të familjes qe ua bëjnë situatën më të vështirë ose jeni vetëm në banesën tuaj, pranoni realitetin momental dhe se është në rregull të jesh i trishtuar. Shpesh duket sikur pothuajse gjithkush në Instagram, Facebook, Snapchat jeton në një episod të pushimit të Parenthood (a ka dikush tjetër dashuri kaq te madhe per Bravermans sa unë?) Dhe kur situata juaj është më pak se ideale, ajo mund të ndihet jashtëzakonisht e izoluar. Lejoni veten të ndieni ato ndjenja të humbjes dhe trishtimit, dhe aq e vështirë sa mund të jetë, përpiquni të lini veten të kënaqeni me gjërat që doni më shumë për këtë kohë të vitit.
4-Dhuro
Si dikush që nuk u rrit me shumë tradita pushimi, nuk kisha ndonjë model për ta rikrijuar – kështu që fillova vetë traditat e mia. Personalisht çdo vit, blej dhurata për fëmijët në nevojë, dhe vitin e kaluar kam paketuar në çanta të vogla dhurata për t’ua dorëzuar të pastrehëve.
Ka shumë forma dhe mënyra për të dhuruar. Ju mund të bëheni vullnetarë në një organizatë që ndihmon fëmijet në nevojë, mund të bëheni vullnetarë në bashkinë e qytetit tuaj dhe të interesoheni si mund të dhuroni kohën tuaj në ndihmë të njerzve neënevoje,mund të ndihmoni me një lodër një fëmijë jo shumë fatlumë, dikush në një gjëndje më të mirë ekonomike mund ti sponsorizoi një familje të varfër darkën e vitit të ri. Kur dhurojmë ne bëjmë jo vetëm të tjerët të ndihen mirë por edhe veten tonë. Që të marësh duhet të japësh dhe ndryshimi fillon nga secili prej nesh. E kur më mire sesa në festat e fund vitit mund ta bejmë këtë gjë, e mbyll vitin me shumë dashuri dhe duke dhën shembull tek njerzit përth teje se në botë ka më shumë njerëz pozitivë sesa negativë./revistawho.com