Janë ato ditët e tmerrshme që përseriten çdo muaj. Ju dhemb barku, ndjeni sikur dikush po ju shtrydh nga brenda, jeni nervoze, irritoheni për vogëlsira.
Madje kjo situatë ndikon dhe në përditshmërinë tuaj, bëheni më pak produktivë në punë shoqëri, dhe mos u habisni neës kaloni ndonjë zënkë me partnerin.
Ngërçi menstrual në gjuhën mjekësore quhet dismenorea.
Por jo të gjitha femrat përjetojnë ngërçe menstruale. Ato dallojnë nga femra në femër, për disa ngërçi menstrual ndodh vetëm ditën e parë për të tjerë vazhdon edhe ditëve tjera.
Më poshtë keni disa këshilla që nëse I ndiqni vazhdimisht do të shpëtoni nga kjo dhimbje e përmuajshme.
Shmangeni kafeinën: Konsumimi i tepërt i kafeinës i bën ngërçet edhe më keq. Rekomandohet që të rrini sa më larg ushqimeve dhe pijeve që përmbajnë kafeinë sikur se kola, çaji, çokolata dhe kafja- para dhe pas menstruacioneve.
Pije dekafeinato ose çaj kamomili: Kolegji Perandorak i Londrës kreu një studim nga i cili konstatoi se pierja e çajit të kamomilit ndihmon në zbutjen e dhimbjeve të shkaktuara nga ngërçi menstrual.
Nxehtësia: Merreni një shishe me ujë të ngrohtë dhe vendoseni në stomak, një tjetër vendoseni në bel. Për disa femra, pasi t`a bëjnë këtë gjë ngërçi zhduket. Për të tjerat do duhej tretman i mëtutjeshëm që të lirohen nga ngërçet.
Vaskë e ngrohtë: Një mënyrë tjetër e aplikimit të nxehtësisë që të ndihmojë në zbutjen e dhimbjeve të shkaktuara nga ngërçi menstrual. Vaska e ngrohtë i qetëson muskujt e trupit, me çka ndikon në zbutjen drastike të dhimbjeve.
Medikamente për zbutjen e dhimbjeve: Mund të provoni medikamente të dizajnuara për zbutjen e dhimbjeve nga ngërçet menstruale. Sigurohuni që të merrni lejen e mjekut, medikamentet e tilla përfshijnë: ibuprofen, paracetamol, felvin e tj.
Acidet yndyrore Omega-3: Një suplement nga vaji i peshkut në ditë, i pasur me omega-3, do ju ndihmojë në lehtësimin e sikletit të shkaktuar nga menstruacionet.
Shtesat dietore: Para se të filloni me ndryshimin e dietës do të dëshironit të provoni shtesat si vitamina E, B1, B6, D, citrat të kalciumit, magnezium dhe vaj peshku pasiqë lehtësojnë ngërçet tek disa njerëz.
Vitamina D ndihmon trupin tuaj të procesuojë kalciumin dhe të reduktojnë inflamacionin.
Citrati i kalciumit ndihmon në mirëmbajtjen e muskujve.
Magneziumi nëse merret 360 mg të paktën tre ditë para menstruacioneve, ndihmon në reduktimin e kimikateve apo prostaglandineve që lirohen kur menstruoni, e që shkaktojnë kontraktimin e muskujve që rezulton me ngërç.
Këto shtesa kanë efekte përfituese për shëndetin tuaj.
Shtrirjet dhe stërvitjet
Çoni këmbët : Shtrihuni poshtë dhe vendoseni një jastëk nën këmbët tuaja që të i ngrisë ato më lart se pjesët tjera të trupit. ështu do i relaksoni muskujt e mitrës.
Aplikoni shtypje në stomak për 10 deri 20 sekonda: Butësisht aplikoni shtypje, në këtë mënyrë trupi do të mashtrohet duke regjistruar ndjenjën senzacionale të shtypjes në vend se ndjenjën senzacionale të ngërçit.
Bëni masazh abdomenit: Në pjesën e përparme të abdomenit, butësisht masazhoni deri në pjesën e poshtme të shpinës, kështu do e zbutni dhimbjen menstruale.
Provo të ecësh: Ecja është shumë efektive për të zbutur dhimbjet menstruale. Ecni shpejtë për 30 minuta, tre herë në ditë, kjo do ndihmojë në reduktimin e prostaglandineve.
Ushtrime aerobiku: Vrapimi, noti, çiklizmi, vallëzimi, sportet si basketbolli, futbolli e tj. Çdo formë e ushtrimit që përfshin vrapimin do ju ndihmojë në zbutjen e ngërçeve menstruale. Mund të bëni një gjë të tillë 20 deri 40 minuta, tre herë në javë.
Këshilla të tjera të dobishme
Pini shumë ujë, do ju bëjë të ndjeheni më mirë.
Mos u vishni me rroba të ngushta përreth belit, mundohuni të vesheni më rroba më komode.
Gjejeni një pozitë të rehatshme.
Mund të zgjateni përpara kur uleni, kjo do e lehtësojë dhimbjen.
Shtrihuni në stomak dhe merrni frymë me hundë ndërsa nxjerreni me gojë, dhe kohë pas kohe ndaleni frymën për një moment. Kjo do ju ndihmojë të ju zë gjumi dhe të ngadalësoni ritmin e zemrës, me çka e vëni trupin në një gjendje të relaksuar.
Vendoseni një jastëk direkt në vendin e dhimbjeve dhe shtrihuni mbi të.
Nëse ngërçet janë me intenzitet të lartë dhe të vazhdueshme, atëherë është më mirë të konsultoheni me mjekun tuaj.
(F.M/Faxweb)