Gjatë ditëve të ftohta të dimrit është mëse normale që të ndieni një zhurmë të çuditshme në vesh si pasojë e kontaktit me të ftohtin, por nëse ndieni një zhurmë dhe tringëllimë të çuditshme gjatë gjithë kohës, është momenti të shqetësoheni dhe të kontaktoni me mjekun tuaj. Mund të jetë fishkëllimë, tingëllimë, gjëmim, kumbim, apo dhe thjesht pulsim që e ndien vetëm pacienti. Kjo gjendje shëndetësore, e njohur me emrin Tinnitus prek thuajse 17% të popullsisë në botë dhe mund të krijohet në veshin e jashtëm, të mesëm apo të brendshëm. Shkaqet e zhurmave në vesh janë të ndryshme dhe përfshijnë dëmtimin e qelizave të dëgjimit, sëmundjet në zonën e dhëmbëve dhe nofullave, tumorin e nervit të dëgjimit, sëmundjen Ménière, sëmundjet e zemrës dhe qarkullimit të gjakut, çrregullimet metabolike, sëmundjet e veshkave, çrregullimet hormonale etj. Tinitusi mund të jetë edhe pasojë e përdorimit të disa llojeve të medikamenteve. Në qoftë se keni një problem të tillë, Living ju fton të lexoni tre trajtimet e mëposhtme:
1.Uthull molle: Uthulla e mollës ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antimykotike dhe antiinflamatore që neutralizojnë agjentët e jashtëm që shkaktojnë zhurmat në vesh dhe ekuilibrojnë ndjeshëm dëgjimin. Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni dy legë gjellë uthull molle. Përziejini bashkë dhe me ndihmën e një shiring hidhni vazhdimisht gjatë ditës 2-3 pika ose në momentet kur ju duket se keni fishkëllima ose oshëtima të veshit.
2.Hudhër: Hudhra përmban alicinë, e cila përbëhet nga përbërës aromatikë me veti antiseptike dhe antiinflamatore, të cilët absorbohen menjëherë nga qelizat e brendshme të lëkurës dhe timpani i veshit. Merrni 2-3 thelpinj hudhra dhe skuqini me 2-3 lugë gjelle vaj susami. Pasi të vini re hudhra ka marrë ngjyrë, hiqeni dhe lërini vajin të ftohet. Me ndihmën e një pikatoreje shtoni 2-3 pikatore vaj në vesh dhe mbulojeni me napë të ngrohur paraprakisht për 30-35 minuta. Do të ndieni një lehtësim të menjëhershëm.
3.Xhinxher: Vetitë antibakteriale të xhinxherit ndihmojnë në trajtimin e tringëllimëva të veshit dhe luftojnë agjentët patogjenë që shkaktojnë infeksionet e tij. Komponimet antinflamatore zvogëlojnë inflamacionin dhe ulin ndjenjën e dhimbjes. Merrni një gotë ujë dhe vendoseni të zihet për 5 minuta. Pasi të shihni bulëzat e para të vlimit shtoni një lugë gjelle me xhinxher pluhur. Pasi ta filtroni shtoni disa pika në vesh dhe mbajeni për disa minuta. Ky trajtim kontrollon presionin e veshit dhe ul ndjeshëm fishkëllimat.