Veshja e kryeministrit Edi Rama në këtë fushatë zgjedhore është komentuar sëtepërmi në media. Veshur me bluzën “Për Shqipërinë që duam” si edhe me tuta ose çitjane, Rama është shfaqur në çdo takim elektoral.
I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, Rama u është këundërpërgjigjur kritikëve të veshjes së tij.
“Si të vishem si të mos vishem problem është. Veshja ime gjithmonë përbën lajm. Jemi në vitin 2017, mendoj se ka ik koha të japim llogari për mënyrën si vishesh. Unë s’kam dhënë llogari në kohën kur ishte e ndaluar të visheshe si dëshiroje. Mësohuni me mua, nuk jam si gjithë të tjerët.”, tha Rama, duke kujtuar kështu edhe kritikat e para shumë viteve kur Rama shfaqej në një plazh të Francës pa rroba veshur. (D.D/Shuplaka)