19:39 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Si të vrasim një polic!”, reagimi i ashpër i gazetares: Shkëlqim Pepkola dhe tre vajzat e tij enden rrugëve të azilit

12:29 | 11/02/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Si të vrasim një polic!”, reagimi i ashpër i gazetares: Shkëlqim Pepkola dhe tre vajzat e tij enden rrugëve të azilit

Gazetarja e kronikës Anila Hoxha përmes një shkrimi në rrjetet sociale është ndalur te flakja që iu bëhet policëve të karrierës në rrugë nga ana e shtetit.

Ajo është ndalur te familja e Shkëlqim Pepkolës, i cili është detyruar që të largohet nga vendi së bashku me tre vajzat e tij, për shkak se denoncoi kapjen e policisë së shtetit nga mafia.

Shkëlqim Pepkola deri me datë 18 tetor 2018 ka mbajtur detyrën e  zv.drejtor i hetimit në drejtorinë e policisë vendore Kukës, por me 28 dhjetor ju ka ardhur një urdhër lirimi nga drejtori Ardi Veliu.

Lirimi i tij lidhet me Naser Gashin, trafikantit kosovar i cili i shpëtoi arrestit me burg, si dhe me zbulimin e laboratorit të heroinës në Has.

Reagimi i plotë i Anila Hoxhës:

Lori Pepkola eshte 19 vjece. Ambicia e saj ishte te ndihmonte kedo qe ka probleme shendetesore andaj dhe ju perkushtua shkolles, dega farmaci.

Per shkak se familja e saj nuk jetonte ne kryeqytet u rregjistrua ne nje konvikt ne Qytetin Studenti.

Dy motrat me te vogla qe ndiqnin shkollen ne Kukes, kane prirje njera per pikture dhe tjetra per muzike. Te treja jane vajza te dy prinderve te ndershem, qe nje dite te ftohte mblodhen urgjent cantat, i prene ne mes planet dhe enderrat, lane rrobat njera ne konvikt dhe te tjerat pa u pershendetur me shoket e klases dhe.. ja mbathen. Iken pa e ditur se nga kush po ikin dhe cfare rrezikojne

Femra e katert eshte nena e tyre. Quhet Leta ! Ajo i rriti ato pothuajse e vetme, pasi bashkeshorti polic, hidhej me detyre, sa ne Korce, sa ne Elbasan sa ne Lezhe e sa ne Lac.

Kush eshte familje polici e di cdo te thote te jetosh me canta ne krah. Aspak plotesisht per familjen, por ne sherbim te atdheut. Vajzat u rriten nga e ema , atehere kur i ati nderkohe ishte me sherbim dhe perpiqej te godiste grupet kriminale te Elbasanit.

Imagjinoni nje grua te vetme qe i semuren femijet dhe me ta ne krah e vetme i dergon ne shkolle, e vetme kujdeset per gjithcka sepse eshte martuar me nje njeri qe ka gjak polici dhe dhe jeten ja ka kushtuar detyres. Imagjinoni nje grua si ajo !

I pesti eshte polic. Eshte babai i tre vajzave, nuk arriti te blinte as nje shtepi ne Tirane per shkak te nje problemi te madh qe quhet ndershmeri.

E vetmja qe ju afroi eshte banesa e trasheguar nga familja prej 68 m2. Ai eshte Shkelqim Pepkola dhe megjithese luftonte ne faturat, me mbijetesen i shtoi familjes edhe nje rrezik tjeter.

Friken dhe pasigurine per te jetuar ne Shqiperi. Nje dite te ftohte ai i mori femijet, bashkeshorten qe gjate gjithe jetes sakrifikoi bashke me te.

Dhe iku . Iku nga Shqiperia e cila mire qe e flaku, e la pa pune, nuk e degjoi, por ja rrembeu dhe ja boshatisi gjakun e policit. Ai quhet Shkelqim Pepkola dhe nje dite te ftohte si kjo, ai gjendet kampeve duke kerkuar azil. Azil! Manual si te vrasim nje polic..

Ata qe shtijne mbi policet nuk jane vetem. Me kujtohet si “u vra” para ca vitesh Tonin Vocaj, Muhamet Rrumbullaku, Edmond Rizai, Hamdi Fjora. U flaken ne akademi dhe disave prej tyre ju kerkua doreheqja nga gradat.

E bene ! Me kujtohet si ” u vra” Bilbil Mema, e flaken pas nje aksioni kunder skafeve, si “u vra” Ahmet Prenci e keshtu me radhe, police te njohur e te panjohur. Keshtu ” u vra” Anila Hoxha ish zevendes drejtore e pergjithshme e cila pavaresisht se ka nje vendim gjyqesor per tu kthyer, askush nuk ia hap deren. Jam bere gati , keshtu do ndodhe do” ma vrasin” edhe vellain. Ai e do policine, nje dashuri qe ma transmeton sa here me kembengul ” na mbeshtet, mos na sulmo” .

Dhe sa here ma thote kete me kujtohet se si policia kaloi sfida te forta qe nga transformimi i gradave nga ushtarake ne civile, se si e shpetuam policine nga vaji e orizi qe ju jepnin si tollon cdo muaj, ne policine qe vazhdon ti ” haje” te vetet.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Banorët e Laknasit ultimatum ujësjellësit: 6 ditë afat për furnizim ose bllokojmë stacionin e pompave

Para

Lleshaj dhe Shahini injorojnë deputetët, nuk paraqiten për të raportuar në komision

Para
Lleshaj dhe Shahini injorojnë deputetët, nuk paraqiten për të raportuar në komision

Lleshaj dhe Shahini injorojnë deputetët, nuk paraqiten për të raportuar në komision

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mali i Zi miraton vendimin! Ushtria malazeze do të marrë pjesë në misionin e BE-së për ndihmë ushtarake për Ukrainën

Irani në ‘listën e zezë’ nga Autoriteti i Energjisë Atomike për herë të parë në 20 vjet!

26 vite nga vendosja e 50.000 trupave të NATO-s në Kosovë, Bedri Elezi: Ishte koha e krenarisë, luftuam për të mbrojtur shtëpitë tona

Video/Vihet nën kontroll zjarri në Qeparo pas ndërhyrjes nga toka dhe ajri

Vendosja e ushtarakëve në Los Angeles, guvernatorja e New York kritikon Trump: Po shpërdoron pushtetin!

Ky është i mbijetuari i vetëm i tragjedisë ajrore në Indi! ‘Rrëfehet’ para mediave: Dëgjova zhurma të mëdha, kishte trupa rreth meje

Vuçiç shpërthen kundër Kosovës: Falenderoj Ukrainën për respektimin e integritetit territorial të Serbisë. Në samit nuk kishte asnjë përfaqësues të Prishtinës

Rama e Berisha kundër kërkesës së gjyqtarëve për rritjen e pagave, reagon Kushtetuesja: Jemi të pavarur në vendimmarrje, e papranueshme vënia në dyshim e autoritetit tonë

Krijohet Bordi i Përbashkët për Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut, Albin Kurti: Do ta shtojë bashkëpunimin ndërmjet dy komunave

1 milionë ushtarë rusë të vrarë e të plagosur, Ukraina raporton shifrat: Kjo është kosto e Moskës nga nisja e luftës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.