Kanë dal të tjera detaje nga krimi brenda familjes në Shkodër, ku 74-vjeçari vrau me armë gjahu gruan e tij 45 vjeçe.
Policia ka njoftuar se ngjarja u raportua si vetëvrasje, por më pas u zbulua e vërteta, të cilën e pranoi edhe vetë autori. Derisa kur policia mbërrit në vendngjarje ajo u njoftua si vetëvrasje me armë zjarri por nuk rezultoi kështu.
“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Në përfundim të veprimeve të para të kryera, rezultoi se shtetasja Lumturie Xhilaj nuk është vetvrarë por dyshohet se e ka vrarë bashkëshorti për motive të dobëta, krim që më pas e ka pranuar edhe vetë autori.”, shkruhet në njftimin e policisë.
DETAJE:
Më datë 08.05.2017, rreth orës 00: 05, njoftohemi se është vetvrarë me armë gjahu në banesë shtetasja Lumturie Xhilaj, banuese në fshatin Guci e Re Njësia Administrative Rrethina Shkodër.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Në përfundim të veprimeve të para të kryera, rezultoi se shtetasja Lumturie Xhilaj nuk është vetvrarë por dyshohet se e ka vrarë bashkëshorti për motive të dobëta, krim që më pas e ka pranuar edhe vetë autori.
Në këto kushte Specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtatasit: Beqir Xhilaj, 74 vjeç, banues në fshatin Guci e Re Njësia Administrative Rrethina Shkodër.
Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut të cilën e mbante me leje shtetasi i lartpërmendur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, e parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)