18:57 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

SI t’i lexojmë dy sondazhet që po qarkullojnë dhe BINDJA që po synohet për të pavendosurit

14:12 | 07/06/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
SI t’i lexojmë dy sondazhet që po qarkullojnë dhe BINDJA që po synohet për të pavendosurit

S’ka diskutim. Sondazhet publikohen për të ndikuar: te të pavendosurit. Dy sondazhe: IPR dhe Piepoli, të dy kompanive italiane për zgjedhjet e 25 qershorit, u janë publikuar rezultatet te ”Ora News” dhe ”ReportTV”. Dhe sigurisht që kur t’i lexojmë duhet të mbajmë parasysh disa elementë:

1.Publikohen 3 javë para, padyshim për të ndikuar te të pavendosurit. 20,6 përqind e votuesve (sipas IPR), që janë ende të pavendosur nuk është një shifër e vogël. Ajo mund të bëjë diferencën për cilëndo parti. 

2.Dyshimet për saktësinë e rezultateve. Nga të dyja kompanitë nuk i bëhen publikut shqiptar sqarime të plota për metodologjinë dhe mënyra si është përzgjedhur kampionimi. Sqarohet numri i të intervistuarëve, apo mënyra se si janë pyetur: me telefon për shembull por jo ku janë përzgjedhur. A është shpërndarje e njëtrajtshme për zonat e përzgjedhura, apo të fokusuara vetëm në disa bastione të majta apo të djathta? Si është verifikuar se në anën tjetër të receptorit ndodhej pikërisht personi i listuar nga kompanitë?

3.Përfshihen pyetje që s’janë aspak në interesin e tanishëm të votuesve. Rasti i Veliajt, ku ka dalë edhe më i besueshëm se kreu i PS-së Edi Rama është futur te rezultatet e Institutit Piepoli. Pse? A janë këto zgjedhje vendore apo të përgjithshme?

4.Rezultatet. Një parti që ka drejtuar vendin për 4 vite ka rritje kur kërkon sërish votën?! Nga 59 deputetë PS mund të shkojë në 73 sipas Piepolit. A janë të ekzagjëruara këto rezultate, apo mund të jenë të vërteta? Po PDIU me një mbështetje solide për shkak të historisë së krijimit të partisë ku elektorati çam është i përqëndruar në dy-tre qarqe në vend dhe nuk arrin të kalojë pragun?!

5.Rezultate të ndryshme mes dy sondazheve paralele. Sigurisht që mund të jetë një shpjegim se numri më i madh i kampionimit mund të ndryshojë rezultatin dhe se ka marzhe gabimi por po të shihen rezultatet e dy sondazheve diferencat janë të mëdha. Nëse IPR nuk llogarit dot mandatet për shkak të vështirësisë, Piepoli i ka llogaritur pa asnjë dyshim. (V.G/SHUPLAKA)

IPR MARKETING

Janë pyetur 2002 persona, 1 mijë në Tiranë, me telefon.

20,6 % është përqindja e votuesve që nuk e dinë se kë të votojnë

PS-43% me ulje nga viti 2013

PD-36% me rritje nga 2013

LSI– 12% me rritje nga 10,5%

LIBRA-2.3%

PDIU, FRD dhe partitë e tjera nuk do arrijnë të kalojnë pragun zgjedhor 

 

INSTITUTI PIEPOLI

Janë pyetur 800 persona

PS, 48-52% vota, 69-73 mandate

LSI, 9-13% vota, 14-18 mandate

PBDNJ- 0-2% vota, 0-2 mandate

PD, 28-32% vota, 41-45 mandate

PR, 1-3% vota, 1 mandat

PDIU, 1-2% vota, 2-4 mandate

FRD, 0-2% vota, 0-1 mandate

LIBRA, 1-3% vota, 1-3 deputetë

Sfida, 1-3 % vota, 1-3 deputetë

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2063″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Pas

Mehmetaj thumbon Ramën: Pasi mori peng Lulin në natën e të dyve, kërkon të marrë peng Shqipërinë

Para

Besnik Hasi tregon kushtet që i ka vënë Olimpiakos: Duan titullin kampion, kupën dhe të ecim sa më larg në Europë

Para
Besnik Hasi tregon kushtet që i ka vënë Olimpiakos: Duan titullin kampion, kupën dhe të ecim sa më larg në Europë

Besnik Hasi tregon kushtet që i ka vënë Olimpiakos: Duan titullin kampion, kupën dhe të ecim sa më larg në Europë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidentja Osmani takon delegacionin e kongresit amerikan: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon

Gjykata Supreme miraton planin e Trump për dëbimin e 500,000 emigrantëve nga Amerika e Jugut!

Kërkuan rinumërim votash në Tiranë dhe Durrës, rrëzohen kërkesat e kandidatëve të PD

Macron: Nëse dështon konflikti në Ukrainë, rrezikohet besueshmëria e Perëndimit

Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Durrës (VIDEO)

Tensionet tregtare drejt përshkallëzimit, Trump akuzon Kinën për shkelje të marrëveshjes mbi tarifat

Po transportonte 9 kg kokainë nga Zvicra në Itali, 23-vjeçari shqiptar përfundon në pranga

Skandal në Arabinë Saudite, dhunë dhe abuzime në strehimoret e grave të pabindura

‘Eno Bozdo shkaktari i humbjes së qarkut të Beratit’, Maliqi: Nuk kanë përgjegjësi morale

Spitali i fundit në veriun e Gazës evakuohet pas urdhërit izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.