03:46 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Si t’i zbukuroni vezët e pashkëve, ja 10 ide interesante

20:06 | 31/03/2018
në Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si t’i zbukuroni vezët e pashkëve, ja 10 ide interesante

Me festën e Pashkëve shënohet një sezon i ripërtëritjes së pranverës dhe jetës. Vezët e dekoruara janë një traditat e kësaj feste. Ja, disa sugjerime sesi të dekoroni vezët për Pashkët :

1.Vishni vezët me penj me ngjyra

Pasi të keni zierë vezët, me një furçë të vogël (kuzhine) lyeni të gjithë sipërfaqen e vezës me ngjitës (vinovil) ose ngjitës të tejdukshëm. Merrni penjtë me ngjyra (nga ato që përdor mamaja) dhe filloni të lidhni vezën sipas fotos. Rezultati është I mrekullueshëm.

2.Vishni vezët me erëza të njoma

Pasi të keni zgjedhur vezët me formën më të bukur, visheni me gjethet e erëzave, si majdanoz, kopër dhe përdorni një rrjetë të hollë (siç janë rrjetat e lodrave të fëmijëve) për ti lidhur, dhe futini në një tenxhere me ujë, në të cilën keni shtuar edhe disa lëvozhga qepësh. Rezultati është mahnitës.

3.Vishni vezët me kravatat e vjetra

Nëse keni në shtëpi, kravata të vjetra me motive, mjafton që të prisni disa prej tyre dhe ti lidhi vezët si në figurë. Pastaj, i zieni në një tenxhere me ujë dhe uthull duke përfituar kështu vezë vintazh të mrekullueshme.

4.Vishni vezët me ngjyra të ndryshme

Shtoni bojë të përqendruar në një gotë dhe pas çdo rrotullimi të vezës (shiko figurën), shtoni ujë, duke holluar bojën. Do të përfitoni kështu një vezë ylber.

5.Ngjyrosni vezët me bojëra uji dhe lapsa

Mos harroni të përfshini fëmijët. Pasi vezët janë zier, përdorni bojrat e ujit për ti ngjyrosur dhe pasi të thahet, shprehni talentin tuaj duke vizatuar me lapsa.

6.Ngjyrosni vezët me markera

Pasi të keni zierë vezët, përdorni një marker me majë të hollë për ti dhënë vezës një pamje elegante dhe ndryshe nga të tjerat.

7.Vishni vezët me ngjitës

Ai ngjitësi me ngjyra që përdorin fëmijët në shkollë, priteni në fije të holla dhe përdorni të gjithë sipërfaqen e vezës për të krijuar figura gjeometrike të sferës. Imazhi është interesant.

8.Vishni vezët me fara

Pasi të keni zierë vezët, përdorni vinovil në të gjithë sipërfaqen e tyre dhe pastaj vetëm zhytini në fara të ndryshme, ose mund të përdorni makarona të vogla për zbukurimin.

9.Vishni vezët me shkronja apo forma

Pasi t’i keni zierë, vishini me ngjitës, dhe lyeni pjesët e tjera të vezës, do të shikoni që i keni dhënë forma të ndryshme apo shkronja vezëve tuaja.

10.Vishni vezët me tylin me ornamente

Nëse keni tyl me ornament në shtëpi, që nuk e përdorni (të gjithë kemi nga ata të vjetrit) lidhni vezët përpara se ti ngjyrosni dhe ti fusni për të zier. Pasi të jetë kryer procesi, do të keni vezë më ornamente.

Përfshini edhe fëmijët në procesin e bukur të zbukurimit të vezëve.

Etiketa: pashkevezezbukurim
Pas

“Në emër të dashurisë”! Pse njerëzit vrasin atë që duan?

Para

Gjërat që duhet të bëni patjetër para se të mbushni 30 vjeç

Para
Gjërat që duhet të bëni patjetër para se të mbushni 30 vjeç

Gjërat që duhet të bëni patjetër para se të mbushni 30 vjeç

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bisedimet me Iranin? Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve

SHBA e bombardoi me GBU-57/ Imazhet satelitore zbulojnë lëvizjen dhe punën e restaurimit në Fordow

Ukraina forcon aleancën me Gjermaninë, Zelensky kërkon mbështetje shtesë për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse

Mbreti Felipe i Spanjës bën thirrje për forcimin e vlerës së multilateralizmit

Emergjencat Civile: 20 vatra zjarri raportohen në vend, të gjitha të shuar deri në orën 20:30

Kryeministri grek premton hetim të plotë për skandalin e subvencioneve false të BE-së

EMRI/ Dyshohet se fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Projektligji për vullnetarizmin miratohet nga Këshilli i Ministrave

‘Nuk mund të përjashtohet një Revolucion me Ngjyra’, Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Dy vatra zjarri në Lezhë dhe Kurbin,ndërhyjnë zjarrfikësit(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.