Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ironizuar kërkesën e kryetares në Komisionin e Ligjeve, Klotilda Bushati e cila nuk i jepte fjalën opozitës që megjithëse ishte prezent nuk mund të fliste pa u loguar në sistemin online.
Korreshi thotë se nuk di si t’ia shpjegojë mamasë së tij fjalën “Login”, ndërsa thekson se mbi 97% e popullsisë shqiptare nuk kanë mundësi për të blerë ushqimet e shportës.
Postimi i Plotë nga Deputeti i PD, Saimir Korreshi:
Si tja shpjegoj mamase time fjalen LOGIM?!
Sot ne diten e pare te mbledhjes te komisionit te ligjeve, paturpesishte, qe ne kostituimin e ketij komisioni edhe pse te gjithe anetaret e opozites ishin prezent, shoqja kryetare u mohoj fjalen.
Ne kundershtim te plote me me çdo norme.
Preteksi ?? I thjeshte fare. Qe te merrje fjalen edhe pse prezent ne sallen e mbledhjeve duhet te LOGOHESHIM. Po po keshtu u shpreh kryetarja e Komisionit te Ligjeve.
Kjo fjale (Logim) i kishte bere pershtypje mamase time kur i thashe pse nuk na dhane fjalen.
Tani si tja shpjegoj me fjale te tjera te thjeshta, por jo vetem mamase por si mamaja ime eshte mbi 50 % e popullsise se mbetur ne Shqiperi.
Shoqa Kryetare 97% e Shqiptareve nuk kane mundesi te blejne ushqimet per te mbajtur familjen dhe femijet dhe presin “Logimin” tuaj per te vene tenxheren ne zjarr qofte dhe me fasule e jo te degjojne perrallat e tua.
Ndaj verini gishtin kokes se u bete gazi i botes.