Është zbardhur skema e trafikimit të prostitutave në Tiranë, rrjet që u shkatërrua pas hetimit disa mujor. Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Policisë së Tiranës tregoi se si funksiononte e gjithë skema që shërbente për trafikimin e të rejave, por edhe të trafikut të drogës.
Ky aktivitet kriminal kamuflohej në sajë të aktivitetit si taksistë të organizatorëve, duke lehtësuar kështu punën e rrjetit të prostitucionit. Tre të arrestuarat Fllanxe.A , Ambra .I dhe Anxhela Xh. fillimisht rekrutonin vajzat e moshave të ndryshme, për t’ua dërguar klientëve që siguroheshin nga organizatorët-taksistë.
“Taksistët” kryenin transportin e vajzave në hotele të ndryshme të Tiranës duke përfituar kështu edhe sigurimin e lëndëve narkotike që ua shisnin klientëve. Shuma për klientët varionte nga 50-150 euro. (XH.A/SHUPLAKA)