Dua Lipa është një nga këngëtaret shqiptare më të sukseshme në muzikën botërorePor ajo ka çuditur fansat me pjesëmarrjen e saj në një video të cilësuar mjaft të “zhurmshme”.
Dua, me ndihmën e bashkëshortes së prezantuesit të njohur Jimmy Kimmel, i ka përgatitur një rreng në mes të natës.
Ajo ka marrë me vete edhe kërcimtarët e saj, e kështu i kanë shkuar në shtëpi. Ata i kanë “pushtuar” dhomën e gjumit Jimmy-t i cili ishte shtrirë dhe flinte. Pasi kërcyen bashkë, në fund të performancës, Dua u shtri në krevat me prezantuesin dhe e pyeti: “Si t’u duk?”.
(J.D/Faxweb.al)