Pas shumë vitesh marrëdhënie të ngrira babë e bijë, këngëtarja Genta Ismaili dhe babai i saj e kanë vendosur sërish kontaktin mes vete.
Genta, ka lindur në Gjilan, por është rritur në SHBA. Pas migrimit të familjes në Amerikë,prindërit e saj janë ndarë.
Tri vajzat, kanë vazhduar të jetojnë me të ëmën, ndërkohë që marrëdhënia e tyre me të atin nuk ka qenë edhe aq të afërta pas shpërbërjes së familjes.
Pas shumë vitesh, Genta duket e lumtur pranë babait të saj, me të cilin mbrëmë ka ngrënë darkë në një nga restaurantet e Prishtinës. Mediat pretenduan se personi në fjalë është i dashuri i saj.
Genta, për “Kosovaren” e konfirmon se ky është babai.