22:46 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Si u dorëzua në Polici deputeti Aqif Rakipi pas aksidentit me pasojë vdekjen e këmbësorit (DETAJET)

10:04 | 12/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si u dorëzua në Polici deputeti Aqif Rakipi pas aksidentit me pasojë vdekjen e këmbësorit (DETAJET)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ku një person ka mbetur i vdekur.

Nga ajo që mësohet paraprakisht është se në aksident është përfshirë automjeti i deputetit të zgjedhur nga PDIU në Elbasan Aqif Rakipi. Viktima është identifikuar si S.S 53-vjeç dhe dyshohet se i ka prerë rrugën makinës tip ”Benz” të deputetit. 

Ende mbetet e paqartë nëse në drejtimin e mjetit ka qenë vetë deputeti apo shoferi i tij. Po ashtu mësohet se Rakipi është vetëdorëzuar në Polici pas aksidentit.

Kanë qenë shumë të pakta informacionet e Policisë për ngjarjen dhe fillimisht është përfolur për një aksident në dalje të tunelit të Elbasanit.

Po nga foto më të fundit nga vendi i ngjarjes shihet se aksidenti ka ndodhur përballë tregut të frutave perimeve në dalje të kryeqytetit drejt Durrësit.

Njoftimi i policisë për aksidentin: 
Rreth orës 04:41, jemi njoftuar se në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, konkretisht përballë me Tregun ushqimor ka ndodhur një aksident automobilistik.
 
Menjëherë është nisur patrulla e policisë për të verifikuar informacionin, e cila pak minuta më vonë ka konstatuar një person në rrugë pa shenja jete, dhe në këto momente, afërsisht në orën 04:51 minuta, Komisariati i Policise nr.2 ka njoftuar që në këtë Komisariat është paraqitur shtetasi A. R., me automjetin e tij, tip Mercedes (i dëmtuar në pjesën e përparme të tij) i cili deklaroi se ka përplasur një person në autostradë dhe po dorozohej në Komisariat.
 
Ndërkohë është formuar grupi hetimor dhe është kërkuar ndërhyrja e Prokurorit të gatshëm, por nuk u mundësua lidhja nëpërmjet celularit, të cilin e kishte të fikur.
 
Në keto kushte u kryen veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes dhe gjatë kryerjes së veprimeve, u njoftua Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili pasi u informua për rrethanat dhe veprimet e para, kërkoi që krahas Ekspertit autoteknik të Policisë, të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë autoteknik të jashtëm, me qellim kryerjen e një ekspertimi autoteknik me grup ekspertesh.
 
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që shkaktuan aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e kembesorit S.S., rreth 53 vjeç.

(E.K/SHUPLAKA)

Makina e aksidentuar e deputetit Aqif Rakipi
Etiketa: aksidentiaqif rakipifoto
Pas

1 i vdekur në Tiranë-Durrës, i përfshirë në aksident mjeti i deputetit Aqif Rakipi

Para

Starton në mënyrë të çmendur Premier League, 7 gola në ndeshjen e parë

Para
Starton në mënyrë të çmendur Premier League, 7 gola në ndeshjen e parë

Starton në mënyrë të çmendur Premier League, 7 gola në ndeshjen e parë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.