Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër ku u gjet i vdekur në zonën e Livadhës biznesmeni 30-vjeçar Arjan Ferracaku.
Fax News raporton se autori ka qenë i pa maskuar dhe po i prisnin viktimën dhe dy personat e tjerë në Livadhe.
Autori ka qelluar me breshëri automatiku duke mos dashur të kursejë as dy personat e tjerë, por këto të fundit kanë mundur të largohen duke i shpëtuar plumbave.
Sipas burimeve dy personat e njohin autorin e vrasjes.
Arjan Ferracaku ka qenë së bashku me dy personat duke kalëruar pasi ishte ishte i apasionuar pas këtij sporti.
Dy personat e tjerë të cilët shoqëronin biznesmenin, identiteti i të cilëve akoma nuk bëhet i ditur janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje në polici.
Mësohet se viktima është qëlluar me kallashnikov. Ferracaku ka qenë pronar i një hoteli në zonën e Velipojës, dhe ishte baba i dy fëmijëve. Po ashtu ai ka pasur dhe një restorant në Shkodër.
Në një postim në rrjetet sociale vetëm rreth 4 orë më parë biznesmeni i vrarë nuk kishte shprehur ndonjë shqetësim nëse ndihej i kërcënuar nga dikush.
Ai madje njofton për një garë me kuaj që do të zhvillohej nga Akademia e Hipizmit Vllaznia, ku shkruan se të gjithë ata që duan të marrin pjesë të paraqiten nga data 1 deri më 14 shtator për regjistrim kundrejt një pagese.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 13:50, në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh, tek hidrovori i fshatit Dobraç, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.V. 30 vjeç banues në lagjen “Guerile” Shkodër.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, ku kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjere dhe kanë filluar krehjen e saj për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë shërbimet e tjera kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore rurale të asaj zone.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.
(M.Q/Faxweb)