18:18 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Si u ekzekutua shoferi i Theodhori Sollakut përpara kryeministrisë, flet bashkëshortja e Genci Sinës, autori në Belgjikë

07:52 | 18/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si u ekzekutua shoferi i Theodhori Sollakut përpara kryeministrisë, flet bashkëshortja e Genci Sinës, autori në Belgjikë

Ishte data 30 Shtator e vitit 2003. Shoferi i Gardës Genci Sina, si çdo ditë, ishte ngarkuar të shoqëronte familjarët e Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku.

“Ishte shoferi i fmamiljes së prokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku, shoqëronte zonjën Zeqine Sollaku me fëmijët”, tregon Albana Sina, bashkëshorte e Gencit.

Rreth orës 21 të mbrëmjes, mjeti tip Land Rover që drejtohej nga 32-vjeçari Sina me targa TR 1762 I, ndodhej në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Piramidës. Një taksi afrohet paralelisht. Dikush nxjerr një pistoletë me silenciator dhe qëllon disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Bashkëshortja e kryeprokurorit Zeqine Sollaku, sot gjyqtare dhe vajza e tij nuk pësojnë asnjë lëndim, veç tronditjes së madhe psikologjike.

“Ka qenë ditë e hënë, ora 9 e darkës, kur më bie telefoni i shtëpisë, më merr një kushëri i burrit e më thotë ku e ke Gencin. Unë i thashë në punë. Kur pas 10 minutash më merr prap xhaja i burrit e thotë ku është Genci, faktikisht ishte bërë publike në TV dhe unë se kisha parë ngjarjen. Që aty erdhi shkatërrimi i familjes sonë, më la me një djalë të vogël 3 vjeç”, rrëfen Albana Sina, bashkëshorte e Gencit.

Pas krimit, autori largohet në këmbë nga vendngjarja. Pas e ndjek edhe një vajzë që ndodhej së bashku me të në taksi. Prokuroria identifikoi si autor të krimit Altin Arapin. Ai u arratis drejt Belgjikës ku jeton sot e kësaj dite. Arapi konsiderohej si një prej drejtuesve të të ashtuquajturës organizata Hakmarrja për Drejtësi.

“Unë nuk kam asnjë lloj përgjigje, di që ato fillimet, thanë është hakmarrja për drejtësi, u dënua, morën burgim të përjetshëm por ata nuk ndodhen këtu”, Albana Sina, bashkëshorte e Gencit.

Ngjarja, ka një emër autori, por sot e kësaj dite, nuk dihen motivet. Genci nuk kishte shprehur kurrë shqetësim te familjarët.

“Fare, jo, asnjë lloj problem. Ne qeshnim thoshim, ne rrogëtarë jemi, çfarë do na bëjnë neve”, Albana Sina, bashkëshorte e Gencit.

Bashkëshortja e Gencit, bën një deklaratë të fortë, ku thotë se ngjarja ishte mesazh për kryeprokurorin Theodhori Sollakun.

“Genci nuk ka pas probleme personale, Genci u vra prej prokurorit të përgjithshëm që i shërbente. S’kishte pse e vriste mes bulevardit ai me zonjën, mund ta vriste fare mirë këtu ku ishte. Prej prokurorit përgjithshëm është vrarë, mua ma ka vrarë shteti”, Albana Sina, bashkëshorte e Gencit.

“Për të tjerët se s’kishte as hak asgjë ai, as vrau, as trafikoi njeri, as drogë…”, tregon Zybejte Sina, nëna e Gencit.

Vetë ish-kryeprokurori nuk e ka komentuar kurrë në media ngjarjen. Ai nuk iu përgjigj as kërkesës së Top Storyt për një intervistë. Familjarët e Gencit thonë pas 16 vitesh, se ish-kryeprokurori Sollaku nuk pati vullnet për ti shkuar deri në fund zbardhjes së krimit.

“Njëherë ka ardhur ai Sollaku, s’tha asgjë, ndejti 5 minuta iku”, tregon Zybejte Sina, nëna e Gencit.

“Nuk më ka ndihmuar, thjesht ia kam lënë drejtësisë. Drejtësia tha do ta zbardhë ngjarjen, deri tani s’më ka komunikuar gjë e nuk ka zbardhur gjë”, rrëfen Albana Sina, bashkëshorte e Gencit.

Edhe pse Genci ishte punonjës i Gardës së Republikës dhe u vra në krye të detyrës, për të nuk është dhënë statusi i dëshmorit të atdheut.

“Unë shtetit i kërkoj vetëm këtë, të më vendosë statusin e dësshmorit që i takon, thjesht të vihet drejtësia në vend”, rrëfen Albana Sina, bashkëshorte e Gencit.

Ky është mesazhi i Albanës, një nëne që ka rritur e vetme djalin. Ai ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë kur Genci u vra.

“Djali e vuan shumë, në çdo moment shikon, dëgjon, e jepnin TV atëherë se ishte shumë i vogël e shikonte reagimin tim të fytyrës e thoshte, mami nuk është gjaku i babit, është gjaku i atij të keqit që vrau babin”, rrëfen Albana Sina, bashkëshorte e Gencit.

“E kam gozhdë, peng djalin..mezi e kemi rritur. I kam ndenjur afër, qante. Kaloi po nuk e harroj sa ti shkoj afër se pse t’më vritej pa faj”, tregon Zybejte Sina, nëna e Gencit.

Pas

U rrah me Kejvinën dhe Oriolën/ Einxhel bën hapin e madh: I kam falur, nëse ato…

Para

Plagosja e këshilltarit të Limajt, të dyshuar ish-vjehrri dhe kunati, probleme me martesën

Para
Plagosja e këshilltarit të Limajt, të dyshuar ish-vjehrri dhe kunati, probleme me martesën

Plagosja e këshilltarit të Limajt, të dyshuar ish-vjehrri dhe kunati, probleme me martesën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Amnistia e qeverisë 48 orë para zgjedhjeve, reagon Partia Demokratike: U shkel Kodi Zgjedhir dhe barazia në garë

Bari/ Grupi italo-shqiptarë kthejnë apartamentin në laborator kokaine dhe marihuane, goditet grupi italo-shqiptar me 10 persona

Donald Trump: Jam dakord që amerikanët e pasur të taksohen më shumë, por ia lë në dorë Kongresit

Arrestohet në Itali shqiptari i kërkuar prej 10 vitesh, u zbulua nga sistemi digjital i hoteleve

SHBA tërhiqet në luftën tregtare, administrata Trump synon uljen e tarifave ndaj Kinës

Aksident i rëndë në Fresk gjatë ‘Giro d’Italia’, Mikel Landa dërgohet në spital pas përplasjes mes disa çiklistëve.

Policia e Korçës reagon ndaj pretendimeve për shitblerje votash në Podgorie, Maliq

Durrës, materialet zgjedhore mbërrijnë në masa të rrepta sigurie dy ditë para zgjedhjeve

Qeveria falë gjobat e papaguara ndaj qytetarëve dhe bizneseve përgjatë janarit 2015-nëntor 2025

Gjykata e Posaçme ul dënimet për grupin e Lazaratit, pushohet çështja për një nga të akuzuarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.