01:40 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Si u ekzekutuan 4 të rinjtë korçar që tentuan të kalonin kufirin për në Greqi (PAMJE TË RËNDA)

22:44 | 23/08/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si u ekzekutuan 4 të rinjtë korçar që tentuan të kalonin kufirin për në Greqi (PAMJE TË RËNDA)

Kastriot Dervishi, Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, ka publikuar foto të rralla që tregojnë krimin makabër të vrasjes së 4 të rinjve korçar në kufi kur ata po tentonin të arratiseshin për në Greqi.

4 të rinjtë u vranë në vitin 1990, më 23 gusht. Varrimi i katër trupave të të rinjve u kthye edhe në demonstratë.

POSTIMI I PLOTË I DERVISHIT:

Vrasja e të rinjve korçarë dhe kolonjarë në kufi më 23 gusht 1990

Në orët e para të mëngjesit të datës 23 gushtit 1990, të rinjtë nga Korça largohen nga hoteli (në Ersekë) ku qëndronin dhe bashkë me shokët e tjerë nga Erseka i drejtohen kufirit me Greqinë në postën kufitare të Rehovës. Grupi i të rinjve qëllohet nga njësiti i postës kufitare. Si përfundim,

U vranë:

Petrit Bashkim Ajdini nga Korça, 26 vjeç

Artur Xhevahir Kërcelli nga Korça, 25 vjeç

Niko Stefan Joti nga Erseka, 24 vjeç

Safet Irfan Rrapo nga Erseka, 31 vjeç

U arrestua Avni Sami Rumi, 27 vjeç nga Kolonja, i cili u dënua me 4 vjet burgim. Realizoi arratisjen vetëm Pandush Thanas Nica, 29 vjeç nga Korça. Kufoma e Safet Rrapos u gjet më vonë pasi kishte marrë edhe dëmtimet e rënies nga shkëmbi. Si rrallë herë, trupat e pajetë të të rinjve iu kthyen familjeve. Ceremonia e varrimit në Korçë ndaj dy të rinjve u kthye në një demonstratë të fuqishme antikomuniste. Për këtë arsye u ndaluan 12 persona, të cilët janë dënuar.

Ky postim u kushtohet kujtimet të këtyre të rinjve të humbën jetën në moshë të re në mënyrë tragjike, pikërisht atëherë kur mendonin se Shqipëria po ndryshonte. Fotografitë janë të ngjarjes së 23 gushtit 1990. (B.H/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: dervishivrasja e 4 te rinjve korçar
Pas

Rrahmani deklaron: Jam i lumtur që luaj kundër skuadrës më të mirë shqiptare

Para

Erdogan i shqetësuar për mbështjen e SHBA ndaj YPG, takim me Mattis në Ankara

Para
Erdogan i shqetësuar për mbështjen e SHBA ndaj YPG, takim me Mattis në Ankara

Erdogan i shqetësuar për mbështjen e SHBA ndaj YPG, takim me Mattis në Ankara

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.