Një incident ka ndodhur sot në Shkodër, pas të cilit një person ka përfunduar në polici. E gjitha kjo ka ndodhur kur ministri i jashtëm Ditmir Bushati po kalonte në një trafik të rënduar, dy persona janë përfshirë në një sherr për çështje makinash. Një tjetër ka filluar të shajë e bërtasë.
Theksohet se personat në fjalë nuk kanë pasur lidhje me ministrin Bushati por se prania e tij, ka bërë që forca të shumta policie të mbërrijnë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Policia ka shoqëruar një prej personave të përfshirë në sherr, ndërsa Bushati ka vijuar më pas rrugën e tij.
Ngjarja ka mbledhur shumë kureshtarë përreth dhe ka shkaktuar disa momente paniku tek qytetarët.
(E.K/SHUPLAKA)
Kjo ngjarje është filmuar nga gazetarët e “News24”: