Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në zonën e Stom Golemit në Shkodër.
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në zonë po ende nuk ka të dhëna të plota në lidhje me ngjarjen. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe nga momenti në moment pritet që të dalin dhe detaje të reja.
Viktima është identifikuar si Angjelin Shkambi, i cili është gjetur i vrarë në makinë. Nuk dihet asgjë në lidhje me shkaqet dhe autorët e mundshme të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Shkëmbi dyshohet se ka qenë me precedentë penalë për kultivimin e drogës.
DETAJET PARAPRAKE:
Me datë 17.12.2017, rreth orës 11:10, Salla Operative është njoftuar se në rrugën që të çon tek varrezat e “Stom Golemit”, një person në një makinë, është pa shenja jete. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Benz” me targa AA 275 BF , ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.Sh. 32 vjeç, banues në Shkodër, i vrarë me armë zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja pistole. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga D.V.P. Shkoder për kapjen e autorëve, janë edhe grupe të FNSh-së.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post