22:23 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Si u gjobit gazetarja e TVSH-së pse përmendi Olsi Ramën, REAGIMET që pasuan

08:19 | 14/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si u gjobit gazetarja e TVSH-së pse përmendi Olsi Ramën, REAGIMET që pasuan

Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se gazetarja e kronikës në TVSH ishte gjobitur me gjysmën e rrogës së saj nga ana e drejtorit Thoma Gëllçi.

Edhe pse nuk ka përmendur emër emisioni, të gjithë e dinë se Anduena Llabani ka qenë e pranishme në studion e gazetarit Artur Zheji.

Në këtë emision gazetarja përmendi emrin e Olsi Ramës në trafikun e drogës së Xibrakës, akuzë kjo e bërë publike disa herë nga opozita.

Por duket se artikulimi apo përmendja e emrit të vëllait të Kryeministrit i ka kushtuar gazetares marrjen e një gjobe të barazvlefshme me gjysmën e pagës.

Kjo nuk është hera e parë që gazetarja është pjesë e studiove televizive, prandaj të shtyn të mendosh se Gëllci nuk e ka inatin me faktin e marrjes pjesë në emision.

Në lidhje me këtë kanë reaguar njerëz të medias dhe jo vetëm. Për Albana Vokshin kjo është e papranueshme.

“Thoma Gëllci, njihet nga të gjithë si mik i afrët i Olsi Ramës dhe shërbëtor i bindur i familjes kryeminsitrore. Madje ka qenë vëllai I Kryeministrit që e ka emëruar atë të postin e Drejtorit të RTSH.

Nën drejtimin e tij, Radio dhe Televizioni Publik, që mbahen me paratë që paguajnë direkt shqiptarët për to, është kthyer në një makinë propagande dhe keqinformi me mbulimin e skandaleve dhe lidhjes së qeverisë me krimin.

Gazetarët e tij censurohen, shantazhohen dhe madje dënohen siç është rasti i fundit nëse guxojnë të thonë të vërtetën apo të japing mendime të lira.

Në cilësinë e Kryetares së Komisionit Parlamentar të Medias unë i bëj thirrje Drejtorit Gëllçi të anullojë dënimin e tij antiligjor e të ndalë kërcënimet nga gazetarëve.

Ju bëj thirrje njëkohësisht, të gjithë gazetarëve dhe qytetarëve të reagojnë dhe të jenë bashkë për të mos lejuar Kryeministrin dhe ushtarët e tij politikë të pushtojnë inatitucionet mediatike.” – shkruan ndër të tjera Vokshi në statusin e saj.

Po ashtu ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur: Gjoba ndaj gazetares Anduena Llabani per Olsi Ramen, eshte fytyra e vertet e llum-kazanit Edvin Kristaq Rama!

Te dashur miq, ne nje akt primitiv te pashembullt ne 27 vite ndaj lirise se fjales dhe mediave, Gellci i Zi i RTSH gjobiti me gjysmen e pageses mujore gazetaren guximtare te RTS, e cila iu tha te verteten shqiptareve se Olsi Rama eshte anetar kryesor i bandes qe ngriti ne Xibrake fabriken me te madhe ne Ballkan te perpunimit te kokaines!

Ky akt i pashembullt ne historine 27 vjeçare te pluralizmit shqiptar tregon ftyren e vertet, armiqesine e eger te llum-kazanit Edvin Kristaq Rama.

Por ky akt gjithashtu eshte nje ftese per ndergjegjen njerezore dhe profesionale te çdo gazetari dhe gazetareje, analisti dhe analisteje te vertete, qe te reagojne me te gjitha mjetet demokratike ndaj dhunes dhe terrorit te njeriut qe perdor ndaj tyre me urrejtjen e papermbajtur te nje te semuri psiqik, fjalet me fyese dhe poshteruese si askush tjeter ne bote duke i quajtur kazan! sb

(E.K/FAXWEB)

 

 

Etiketa: anduena llabanigazetarja
Pas

I riu vë në siklet Edi Ramën: ”Ku e ke Saje Qorrin?!” Si përgjigjet kryeministri

Para

HIJE DYSHIMI/ Artur Zheji: Edi Rama bleu Lulzim Bashën me 13 milionë eurot e pallatit

Para
HIJE DYSHIMI/ Artur Zheji: Edi Rama bleu Lulzim Bashën me 13 milionë eurot e pallatit

HIJE DYSHIMI/ Artur Zheji: Edi Rama bleu Lulzim Bashën me 13 milionë eurot e pallatit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.