Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës, 9 Prill brenda rrethimit të aeroportit të Rinasit, ku një autoblind i security që transportonte para është grabitur nga disa persona të maskuar ku mësohet se janë grabitur rreth 10 milionë euro si dhe mbeti i vdekur një nga autorët gjatë operacionit të Policisë.
Grabitja me armë ka ndodhur pasditen e sotme brenda rrethimit të aeroportit të Rinasit. Ndërkohë mësohet se nga kjo pritë grabitësit kanë arritur të marrin një sasi parash prej rreth 10 milion eurosh që i përkasin disa bankave të nivelit të dytë.
Makina me të cilën është kryer grabitja dyshohet se ka qenë një furgon i bardhë pa targa dhe mbante mbishkrimin e Hetimit Tatimor e gjetur disa minuta më vonë e shkrumbuar nga flakët në afërsi të aeroportit, ndërsa personat kanë qenë të veshur me uniformë ushtarake.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Rinasit dhe dyshohet se autorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës përkatësisht drejt fshatit Nikël.
Burime bëjnë me dije se paratë do transportoheshin jashtë vendit dhe i përkisnin një banke të nivelit të dytë.
Në vendngjarje kanë shkuar prokurorët e Prokurorisbsë Krimeve të Rënda, efektivë të shumtë të FNSH-së dhe RENEA-s.
Gazetari i Fax News Sokol Dema raporton nga vendngjarja se janë vendosur pika kontrolli dhe patrulla policie në një perimetër të gjerë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Foto nga vendi i ngjarjes
(F.GJ/FAXWEB.AL)