22:51 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Si u kap pas një muaj hetimesh gomonia 5 metra e gjatë me rreth 1 ton drogë në plazhin e Zvërnecit (FOTO/VIDEO)

09:02 | 27/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si u kap pas një muaj hetimesh gomonia 5 metra e gjatë me rreth 1 ton drogë  në plazhin e Zvërnecit (FOTO/VIDEO)

Një sasi e madhe droge është sekuestruar së fundmi në plazhin e Zvërnecit. Burime për “Shuplaka” kanë bërë të ditur se operacioni u finalizua pas një muaj hetimesh nga ana e sektorit te antidroges ne policine e Vlores.

Informacioni se do të nisej kjo sasi ka berë që Policia e qarkut të Vlorës te rrethojë disa pika në Zvërnec ndërkohë që në mbështetje të saj ka qenë dhe policia kufitare e cila ka ndjekur për një ore një gomone 5 metra e gjysëm të gjatë me një motorr që dyshohet se ishte një prej mjeteve qe do të transportonte lëndën narkotike në drejtim të Italisë.

Ka qenë një megaoperacion antidroge ku kanë marre pjesë dhe Delta Forcë si dhe Guardia do Finanza të cilët kanë krehur zonën e Zvërnecit për të kapur pronaret e lëndës narkotike si dhe dy skafistët e fshehur në pyll.

Detaje të Policisë së Vlorës:

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “FOREST” ! Sekuestrohen 900 Kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, në plazhin e Zvernecit ! Sekuestrohen edhe nje mjet lundrues Gomone dhe dy automjete.

Kapen dhe arrestohen në flagrancë nga Policia – 6 persona ! Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Vlorë kishte filluar hetimin prej 1 muaji me Prokurorinë e Vlorës, nëpërmjet të cilit mbrëmjen e kaluar, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë dhe Guardia di Finanza, në bazë të këtij hetimi kanë bërë të mundur kapjen e kësaj sasie të konsiderueshme me lëndë narkotike, në tentativë për t’u trafikuar. Lënda narkotike me peshë totale prej 900 kilogramë, u gjet rreth 50 m larg bregut të detit, e paketuar nëpër pako me peshë 15-30 kg secila, me mbështjellje natribani.

Policia ka arrestuar në flagrancë 6 autorë, shtetasit:

1- Eduart Grabova, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe.

2- Redjan Hasanaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.

3- Napolon Arshiaj, 27 vjeç, banues në fshatin Lepenicë.

4- Ilir Qejvani, 24 vjeç, banues në Vlorë.

5- Jani Bajramaj, 24 vjeç, banues në fshatin Lukovë.

6- Eduart Abazi, 49 vjeç, banues në Vlorë. Katër personat e parë (Grabova, Arshiaj, Hasanaj dhe Qejvani), u arrestuan nga Policia në momentin kur tentuan të ngarkonin lëndën narkotike në gomone, në vendin e quajtur “Hunda e plakut”, vend në të cilin kishin transportuar pakot me lëndë narkotike nëpërmjet dy automjeteve Benz me targë AA 252 DK dhe Toyota me targë AA 354 MK.

Mjeti lundrues u largua menjëherë sapo ndjeu ndërhyrjen e forcave të policisë nga toka dhe në tentativë për t’i shpëtuar ndjekjes, u bllokua nga Policia Kufitare dhe GdF pak minuta më vonë në Gjirin e Portonovës, Zvernec. Mjeti lundrues, ka përmasat prej rreth 6 m gjatësi, 2.4 m gjerësi dhe me 1 motor 75 CC.

Mbi bazën e këtij operacioni, gjatë ndjekjes së vazhdueshme të bashkëpunëtorëve të kësaj lënde narkotike, Policia ka bërë të mundur kapjen e pilotit të gomones dhe ndihmësit të tij (Bajramaj dhe Abazi), të cilët u arrestuan pas 8 orë ndjekjesh në pyllin e fshatit Pish Poro. Vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të implikuar dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

(XH.A/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1235″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: arrestimdrogesekuestrimZvernec
Pas

Akuza e Sinematit: Vllaznia e la vetë ndeshjen me Skëndërbeun!

Para

Si e ‘grabiti’ Organizata Politike protestën e banorëve të Zharrzës (VIDEO)

Para
Si e ‘grabiti’ Organizata Politike protestën e banorëve të Zharrzës (VIDEO)

Si e ‘grabiti’ Organizata Politike protestën e banorëve të Zharrzës (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

Trump përplaset me Presidentin e Afrikës së Jugut për “gjenocidin ndaj të bardhëve”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.