10:37 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Si u masakrua i riu në Tiranë nga pronari dhe kamerieri i lokalit (DETAJET)

19:04 | 27/06/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Si u masakrua i riu në Tiranë nga pronari dhe kamerieri i lokalit (DETAJET)

Zbardhen detaje nga përleshja në Tiranë, ku një 31-vjeçar është rrahur brutalisht pasditen e së shtunës në Tiranë nga pronari dhe kamerieri i një lokali.

I dëmtuari ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës dhe mjekët thonë se gjendja e tij është mjaft e rëndë e në rrezik për jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të së shtunës, në lokalin në pronësi të shtetasit Edjano Merkaj, 22 vjeç, që ndodhet në rrugën “Prokop Mima”, pranë “Kodrës së Diellit”, në kryeqytet, shkruan Panorama. 

Policia ka arrestuar dy autorët e ngjarjes, pronarin Edjano Merkaj dhe kamerierin e lokalit, 21- vjeçarin Igli Përtafi. I plagosuri, Elvis Meta, 31 vjeç, është gjetur pa ndjenja dhe me shenja të dukshme dhune nga Policia, që e ka transportuar më pas në spital. Ndërsa mësohet se gjithçka ka ndodhur për një celular të vjedhur aty, një ditë para ngjarjes.

Duke dyshuar se Meta ishte hajduti i celularit, ata e kanë rrahur për disa minuta me grushte e shkelma, duke i shkaktuar gjendje kome. Policia dyshoi se 31-vjeçari ishte goditur me sende të forta, por nga këqyrja e kamerave të sigurisë së lokalit, u konstatua se të dy autorët e kanë rrahur, duke e shtrirë në tokë e më pas duke e goditur me shqelma. Sipas mjekëve, ai ka humbur ndjenja nga një goditje në pjesën e fytit dhe të kokës, që i ka shkaktuar komën.

Si ndodhi ngjarja:
Ngjarja sipas deklarimeve të dy të arrestuarve ka ndodhur për shkak të vjedhjes së një telefoni në lokalin në pronësi të Edjano Merkajt. Celulari i vjedhur ishte i kamerierit Igli Përtafi, i cili ka telefonuar në numrin e tij dhe ka rezultuar që celulari ishte ndezur ende. Personit që i është përgjigjur, Përtafi i ka kërkuar që të shkonte të nesërmen (ditën e ngjarjes) dhe t’i kthente telefonin.

Të shtunën, rreth orës 14:00, është afruar në lokal personi që ishte përgjigjur në telefon, Elvis Meta, për të cilin dyshohet se ishte autori i vjedhjes dhe në debat e sipër ai e ka shtyrë kamerierin.

I ka thënë se nuk kishte vjedhur asnjë telefon dhe në lokal ka shkuar vetëm për ta sqaruar, meqenëse e kishte telefonuar. Në shtyrje e sipër kamerieri e ka neutralizuar 31-vjeçarin Meta dhe ka pritur që të afrohet Policia, që e kishte lajmëruar më parë për vjedhjen e celularit.

Në lokal është afruar edhe pronari, Merkaj dhe të dy e kanë goditur autorin e dyshuar të vjedhjes me grushte e shkelma. Ushtrimi i forcës ka sjellë dëmtime të forta, pasi i kanë rënë me shqelma në qafë dhe në kokë.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: plagosja
Pas

Çako bëri bilancin e zgjedhjeve, por cili ishte DETAJI që raporti i OSBE-ODIHR e paraqiti ndryshe

Para

Tritan Shehu jep alarmin: Ka blerje masive votash në Gjirokastër

Para
Tritan Shehu jep alarmin: Ka blerje masive votash në Gjirokastër

Tritan Shehu jep alarmin: Ka blerje masive votash në Gjirokastër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Emri/ Arrestohet etiopiani 31-vjeçar, kryente trafik të emigrantëve të paligjshëm në pikën kufitare të Qafë Botës

Emri/ Arrestohet etiopiani 31-vjeçar, kryente trafik të emigrantëve të paligjshëm në pikën kufitare të Qafë Botës

Vlorë/ Mbeti në det të hapur, pasi gomonia i pësoi defekt, policia i vjen në ndihmë një personi

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit: Rezonon fuqishëm me kauzat tona dhe me gjendjen e Shqipërisë

Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata: Të zbatohet ligji në proces

Tragjedi në Francë/ 17-vjeçari vritet me thikë gjatë festimeve për fitoren e PSG-së

Shemben urat në 2 rajone ruse në kufi me Ukrainën, 7 të vdekur

Kaos në Paris pas fitores së Champions, kryeqyteti në flakë, 294 të arrestuar dhe 4 të plagosur

Dosja “Partizani” në Gjykatën e Posacme, shorti për trupën gjykuese këtë të hënë

Itali/ Me 8 kg kokainë të pastër në makinë, karabinierët prangosin shqiptarin! E tradhtoi nervozizmi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.