02:35 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Si u mbrojt Elvis Roshi nga përfaqësuesi i PS-së në KQZ (DEBATI)

08:40 | 28/12/2016
në Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
Dekriminalizimi, Prokuroria: Dashamir Tahiri, Shkëlqim Selami, Elvis Roshi, të lënë detyrën (DETAJET)

Dje u mbajt seance dëgjimore në KQZ, në lidhje me diskutimin  për heqjen e mandatëve të deputetëve dhe kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi.

Përfaqësuesit e PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë kërkuar dje nga Prokuroria që t’u japë më shumë informacion për rastin e dy deputetëve që rrezikojnë mandatin, Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, dhe kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshin. Në debatin e zbardhur nga një e përditshme jepen të gjitha detajet e diskutimit. 

Anëtari i zgjedhur nga PS-ja në KQZ, Bledar Skënderi, tha dje se Prokuroria ka sjellë informacione të mangëta në KQZ për tre funksionarët. Duke iu referuar veçanërisht rastit të Elvis Rroshit dhe veprës penale që është dënuar në Itali për “përdhunim në grup”, Skënderi tha dje se e njëjta vepër penale për personin në fjalë korrespondon në Kodin Penal shqiptar me veprën “pjesëmarrja në organizata antirevolucionare.

“Prokuroria na ka sjellë një ekuacion me shtatë të panjohura. Po të marrin materialin që ka ardhur nga Prokuroria për të tria rastet, Prokuroria nuk referon as veprën penale për të cilën akuzohen personat në fjalë në shtetin e huaj, as veprën penale që i atribuohet sipas Kodit Penal shqiptar. Prokuroria ka vënë nenin 416 të Kodit Penal italian për referencën për një ngjarje të ndodhur në vitin 1994 dhe ka vënë nenin 110 të Kodit Penal shqiptar, nen i cili është miratuar në vitin 2001.

Deri në vitin 2001, nuk ka ekzistuar fare në Kodin Penal shqiptar dhe po t’i referohemi ngjarjes së ndodhur në vitin ’94, në Republikën e Shqipërisë ka qenë në fuqi Kodi Penal i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Dhe po t’i referohemi nenit, unë doja të gjeja një ngjashmëri për të parë çfarë neni i takonte dhe me çfarë pashë, i takonte “pjesëmarrja në organizata antirevolucionare””, tha dje Skënderi.

Sipas anëtarit të KQZ-së, personat në fjalë do të gjykohen në bazë të legjislacionit të kohës kur kanë kryer dënimet, ndaj dhe prokuroria duhet t’i vërë KQZ-së në dispozicion informacion të detajuar.

“Zotëri, personi gjykohet me ligjin e kohës në të cilën ka ndodhur ngjarja. Pra, për analogji dhe për të bërë njohjen e këtij vendimi ndaj personit, do të shohim a përbënte vepër penale në ligjin e asaj kohe që ka bërë ky person, apo mbase nuk përbën fare. Që të kemi fushëpamje të pastër dhe të qetë, larg çdo vendimi politik dhe presioni në përputhje me frymën e ligjit, unë dua që të kemi në tavolinë këto katër elemente. Sepse, në fund fare, do të detyrohemi të japim një vendim në lidhje me Kodin Penal të Republikës Popullore të Shqipërisë, bazuar në nenin 55, dhe t’i themi: “Për agjitacion dhe propagandë”, ty zotëri të hiqet mandati dhe nuk mund të kandidosh më në Republikën e Shqipërisë”, tha Skënderi.

REAGIMI I PD-SË:

Ish-kryetari i Komisionit Parlamentar për Dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi, e ka cilësuar të turpshëm vendimmarrjen e anëtarëve të KQZsë në mbledhjen e djeshme. Sipas deputetit demokrat, gjatë mbledhjes së KQZ-së është marrë në mbrojtje një kriminel i dënuar, por që me bekimin e Kryeministrit ka marrë një funksion publik. Për nënkryetarin e Komisionit të Reformës në Drejtësi, Kryeministri që propagandon për veting, mbron në mënyrë të turpshme kriminelët e dënuar.

 ”Turp! Për Edi Ramën dhe të gjithë ata që bërtasin për veting, por mbrojnë pa u skuqur kriminelët e dënuar në funksione shtetërore! Turp edhe për ata që bërtasin për vetingun, por bien squkë për dekriminalizimin, qofshin shqiptarë apo të huaj! O tempora, o mores! Urgjentisht veting për Kryeministrin, ministrat dhe politikanët”, theksoi deputeti demokrat. Partia Demokratike e ka cilësuar kryebashkiakun e Kavajës si simbolin e ligjit të dekriminalizimit, duke kërkuar çdo ditë shkarkimin e tij nga Kryeministri Rama. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: KQZpolitike
Pas

Tërmeti 4,5 ballë trondit Greqinë

Para

Më thikë dhe armë, dy autorët vodhën kazinonë në rrugën e Elbasanit

Para
Më thikë dhe armë, dy autorët vodhën kazinonë në rrugën e Elbasanit

Më thikë dhe armë, dy autorët vodhën kazinonë në rrugën e Elbasanit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.