05:47 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Si u paguan burrat dhe gratë në 2021, vetëm drejtueset femra fitojnë më shumë se meshkujt

07:20 | 05/07/2022
në Ekonomi, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si u paguan burrat dhe gratë në 2021, vetëm drejtueset femra fitojnë më shumë se meshkujt

Paga mesatare mujore bruto e femrave në vitin 2021 ishte 55,760 lekë, sipas të dhënave të INSTAT. Në krahasim me një vit më parë, pagat e grave janë 7.9% më të larta.

Në përgjithësi gratë në vend paguhen më pak se burrat. Në vitin 2021, hendeku ishte 4.5%, d.m.th. që paga mesatare e grave në vend është 4.5% më e ulët sesa ajo e burrave (kjo e fundit në 2021 ishte mesatarisht 58.4 mijë lekë).

Në krahasim me një vit më parë, kur ishte 6.5%, hendeku është ngushtuar, teksa pagat e meshkujve u rritën me ritme më të ulëta se ato të femrave (3.4%, kundrejt gati 8%).

Ka vetëm një profesion ku femrat ia kalojnë meshkujve. Nëse je “Drejtuese administrative dhe komerciale” paguhesh mesatarisht 172 mijë lekë në muaj, ose gati 12% më shumë se i njëjti pozicion për meshkujt (këta të fundit marrin mesatarisht 154 mijë lekë në muaj).

Drejtues administrativë dhe komercialë është dhe grup profesioni më i paguar në vend, për të dyja gjinitë. Në krahasim me një vit më parë, për këtë grup profesion pagat e drejtuesve meshkujt u rritë me ritme më të larta sesa të femrave, duke e ngushtuar hendekun, në krahasim me 17% që ishte në 2020-n.

Profesioni i dytë më i paguar si për meshkujt dhe për femrat është “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara”, por më të paguar janë burrat, që marrin mesatarisht 130 mijë lekë në muaj, ose gati 14% më shumë sesa gjinia tjetër.

Nga 37 grup profesione, për të cilat INSTAT raporton të dhënat, vetëm për tre prej tyre (Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë; Drejtues administrativë dhe komercialë; Punëtor të punimit të metaleve dhe montimit të makinerive). Për dy të tjera pagat janë pothuajse njësoj ( Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë; Punëtorë shërbimi dhe ndihmës).

Ndërsa për 32 grup profesione të tjera, ose 87% të totalit, janë burrat ata që paguhen më shumë. Grup-profesioni ku diferenca është më e madhe është në industri, me burrat që paguhen 26% më shumë sesa gratë. Edhe për specialistët e shëndetësisë janë meshkujt ata që paguhen 15% më shumë. Për profesionin e Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë, diferenca është 21.2%.

Për gratë, profesioni që shënoi rritjen më të lartë ishte i specialistëve të shëndetësisë, për shkak të shtesave të pagës që u bënë gjatë periudhës së pandemisë. Pagat për specialistet femra të mjekësisë u rritën me 23%, ndërsa për meshkujt me vetëm 3.6%.

Rritja ishte e lartë dhe për specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, për të dyja gjinitë, me përkatësisht 9% për meshkujt dhe 11% për femrat. Ky profesion po bëhet i kërkuar jo vetëm për shkak të rendjes së bizneseve drejt zhvillimeve teknologjike, por edhe nga emigracioni i lartë i këtyre profesionistëve, duke krijuar mungesa në tregun e punës.

Një tjetër grup profesion që shënoi rritje të lartë të pagave ishte ai i “Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes”, me përkatësisht 43.5% (meshkujt) dhe 40.2% (femrat).

Të gjitha grup profesionet kishin të ardhura më të larta nga pagat në 2021 (pa efektin e inflacionit), me përjashtim të “Prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare”, që shënuan rënie të lehtë.

Paga mesatare mujore bruto në ekonomi për të dyja gjinitë në vitin 2021 arriti në 57,191 lekë, me rritje 6.5% në krahasim me vitin e kaluar, ose 4.5% duke e indeksuar me inflacionin.

Pas

Horoskopi për ditën e martë, 5 korrik 2022, shenjat me fat

Para

“Pse bir, pse kaq shpejt?!”, i riu që humbi jetën në Sarandë nipi i deputetit, mesazhi prekës

Para
“Pse bir, pse kaq shpejt?!”, i riu që humbi jetën në Sarandë nipi i deputetit, mesazhi prekës

"Pse bir, pse kaq shpejt?!", i riu që humbi jetën në Sarandë nipi i deputetit, mesazhi prekës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.