12:22 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Si u pasurua brenda 1 viti gruaja e kreut të AMA-s (DOKUMENTE)

15:00 | 22/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si u pasurua brenda 1 viti gruaja e kreut të AMA-s (DOKUMENTE)

Gentian Sala u emërua si Kryetar i Autoritetit te Mediave Audio Vizive në 6 qershor të vitit 2014. I detyruar nga funksioni i ri ai është i detyruar të deklarojë pasurinë për vitin 2015, një periudhë e rëndësishme për të në karrierë, pasi institucioni që ai drejton ka një rol dominues në tregun mediatik në prag të licencimit të operatorëve televizivë me licenca kombëtare dixhitale.

Por a është prekur Gentian Sala, kryetar i Autoritetit të Mediave Audivizive, nga interesat e botës mediatike dhe politike?

Në formularin e deklarimit te pasurisë të vitit 2015 Gentian Sala ka deklaruar se zotëron një apartament në zonën e ish-Bllokut, njëkohësisht edhe 4700m2 tokë arë në Krujë, Mazhë e Madhe.

Sipas Ora News, që publikon edhe disa dokumente, sapo ka marrë detyrën e kreut të AMA-s familjarët i dhurojnë një orë “Perrelet Chronograph GMT Skeleton” e cila kushton 19 mijë dollarë.

Në formularin e deklarimit te pasurisë ka një kolonë të veçantë ku duhet përshkruhet në mënyrë të hollësishme lloji i dhuratës, vlera dhe identiteti i personit që e ka bërë dhuratën. Por, Gentian Sala e ka lënë bosh vendin e këtij përshkrimi kur bëhet fjalë për orën, një markë e kushtueshme. Pranon se e ka dhuratë për martesë nga familjarët, por pa thënë siç detyrohet me ligj, se kush konkretisht e ka bërë dhuratën, shkruan Ora News.

Më 5 shkurt 2015 bashkëshortja e Gentian Salës, ka deklaruar në formularin e deklarimit të pasurisë blerjen e një apartamenti banimi me sipërfaqe 217.5 metra katror në “Rezidencen Platea” që ndodhet rrugës për në Dajt. Njëkohësisht tek e njëjta zonë deklaron dhe blerjen e dy vendeve të parkimit. Shuma e paguar për blerjen e shtëpisë dhe te garazhit është 97,000 euro (nëntëdhjetë e shtatë mijë euro).

217.5m 2 x 400 euro/m2=87000 euro ndërsa vendet e parkimit kushtuan 10.000 euro. Çmimi në këtë rezidencë në rrugë zyrtare konfirmohet nga firma se është 600 euro metri katror. Pra vlera normale e shtëpisë do të ishte 130 500 euro. Por përtej kësaj, a e justifikon burimin e 97.000 euro-ve bashkëshortja e kreut të AMA-s?, pyet Ora News.

Dorela Sala, bashkëshortja e kryetarit të AMA deklaron në formularin e deklarimit të pasurisë se të ardhurat e saj vijnë nga puna në firmën “Delioitte Albania” me një rrogë mujore 700 euro, (vjetore 8 400 euro) dhe pranon se në këtë kompani ka afro 22 muaj që nga 1 marsi 2013 deri në 1 janar 2015.

Këto dy vite punë nuk justifikojnë blerjen e apartamentit 217 metra katrorë dhe të 2 garazheve.Ajo duhet të punonte 25 vjet, me rrogë mujore 700 euro që të blinte apartamentin të cilin zotëron tani. Pra, do të mund ta blinte në vitin 2038.

Duke ju kthyer argumentit të deklarimit të pasurisë së bashkëshortes së kreut të AMA-s, Dorela Sala në formular vihet re se ajo ka deklaruar se ka në zotërim sende me vlerë ora, vathë, byzylyk në shifrën 38.000 euro dhuratë nga familja, por pa thënë konkretisht se nga cili dhe mbi ç’bazë.

Ndërsa gjendja e parave cash jashtë sistemit bankar kap vlerën e 1.200.000 (një milion e dyqindmijë lekë), për të cilat zonja Sala nuk e ka përcaktuar burimin. Madje në kolonën e të dhënave konfidenciale në formular, ajo nuk ka bërë asnjë përshkrim të pasurisë, dhuratave dhe burimin e tyre të specifikuar.

Dhe pyetja që shtohet është së si mundet një vajzë e re me dy vite punë, me një pagë 700 euro në muaj të blejë një apartament 98 mijë euro bashkë me dy garazhe, dhe të ketë zotërim të ardhura kash 1 milion e 200 mijë lekë.

Mos është rastësi që vetëm disa muaj pasi Gentian Sala u vu ne krye te AMA-s pasuria e familjes u rrit në mënyrë të menjëhershme? 

Kryetari i AMA Gentian Salaj qe nga koha e zgjedhjes se tij në krye të këtij institucioni në nëntor te vitit 2014 ka qene pjesë e një kryqëzimi të interesave të forta në botën mediatike, që rrjedhin edhe nga pozicioni qe ai ka mbajtur më herët si drejtues në një prej kompanive garuese për licencën kombëtare të frekuencave dixhitale.

Gjatë ditëve në vijim pritet të publikohen edhe abuzime të Kryetarit të AMA gjatë vitit 2015 dhe 2016, që duket se shpjegojnë gjithashtu degradimin e institucionit që ai drejton.

Prej disa ditësh AMA dhe RTV Ora News janë në njjë konflikt të hapur pasi televizioni në fjalë e akuzon kreun e saj, Gentian Salaj se në mbledhjen e datës 29 dhjetor 2016, Ora News së bashku me operatorë të tjerë televizivë u skualifikuan në mënyrë të paligjshme për të favorizuar interesa klienteliste të kryetarit të AMA-s. (A.R/SHUPLAKA)

 

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”898″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: amagentian salajora news
Pas

Zjarr masiv në një rafineri nafte, evakuohen 3.000 banorë (VIDEO)

Para

“The Times”: Qeveria britanike fshehu dështimin e testit bërthamor

Para
“The Times”: Qeveria britanike fshehu dështimin e testit bërthamor

"The Times": Qeveria britanike fshehu dështimin e testit bërthamor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Biden diagnostikohet me kancer agresiv në prostatë, mjeku: Është përhapur në kocka, nuk kurohet

“Shkurtime dhe mungesë fondesh”, OBSH në vështirësi përballë sfidave shëndetësore

Trafik i rënduar në Tiranë, ambulanca e bllokuar

Snajperistët shqiptarë, medalje të bronztë në garën elitare ndërkombëtare

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

Akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë, GJKKO shtyn me një muaj hetimet për Dogjanin! Deputeti i PD flet për 11 Majin: Duhet përgëzuar Rama për këtë fitore, për…

Korçë/ Po bënte disa rregullime, prifti rrëzohet nga çatia e kishës! 63-vjeçari dërgohet për mjekim në spital

EMRI/ Vetëvritet i paraburgosuri në burgun e Fushë Krujës, detaje nga ngjarja e rëndë

Rekomandimet e qeverisë për luftën ndaj krimit! Altin Dumani: Po gjejnë zbatim në SPAK, por nuk shoqërohen me të dhëna statistikore

E mitura përfundon në spital pasi konsumoi kokainë, pranga shitësit 22 vjeçar në Sarandë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.