01:48 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Si u rrit me 2.5 herë kostoja e Milot Balldren?”, gazetari Tomorri: Vetëm vala e parë e çmendurisë

15:33 | 23/05/2019
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Si u rrit me 2.5 herë kostoja e Milot Balldren?”, gazetari Tomorri: Vetëm vala e parë e çmendurisë

Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar rritjen e kostos për rrugën Milot Balldren, për të cilën përpara një jave Këshilli i Ministrave miratoi kontraten e koncesionit.

“Edhe pse tenderi per kete rruge u fitua 20.1 miliarde leke, ne total taksapaguesit shqiptare do t’i paguajne kompanise koncesionare plot 32 miliarde leke. Pra 11.9 miliarde leke shtese ose 90 milione euro me shume se sa cmimi i tenderit. Ketu nis historia tjeter. E thene me thjesht, ky eshte interesi qe qeveria do i paguaje kompanise koncesionare, meqenese ajo do e ndertoje rrugen me parate e veta, ndersa buxheti do e shlyeje me keste per 13 vjet. Dhe fatura per qytetaret rritet”, shkruan Tomorri.

Shkrimi i Tomorrit në Facebook

Si u rrit me 2.5 here kostoja e Milot Balldren?

Kur qeveria programoi per here te pare ndertimin me koncesion te rruges Milot-Balldren, kostoja zyrtare e percaktuar ne buxhet ishte 14 miliarde leke ose rreth 110 milione euro.

Tenderi u be ne tetor te vitit te kaluar dhe u fitua nga kompania ANK. Por kostoja nga 14 miliarde leke qe ishte programuar ne buxhet, kerceu ne 20.1 miliarde leke. Qeveria e justifikoi rritjen me rreth 50 per qind te fatures me faktin se projekti kishte ndryshuar dhe rruges i ishin shtuar kalimet dytesore plus ndertimi i hyrje-daljeve per fshatrat perreth.

Por nuk mbaroi me kaq. Kjo ishte vetem vala e pare e cmendurise. Pas rritjes me 50 per qind nga programimi buxhetor deri ne tender, kostoja e rruges Milot Balldren eshte rritur edhe me 60 per qind te tjera pas tenderit.

Nje jave me pare Keshilli i Ministrave miratoi kontraten e koncesionit per Milot -Balldren. Edhe pse tenderi per kete rruge u fitua 20.1 miliarde leke, ne total taksapaguesit shqiptare do t’i paguajne kompanise koncesionare plot 32 miliarde leke. Pra 11.9 miliarde leke shtese ose 90 milione euro me shume se sa cmimi i tenderit. Ketu nis historia tjeter.

Shtesa prej 90 milione eurosh eshte ajo qe teknikisht quhet kosto e kapitalit. E thene me thjesht, ky eshte interesi qe qeveria do i paguaje kompanise koncesionare, meqenese ajo do e ndertoje rrugen me parate e veta, ndersa buxheti do e shlyeje me keste per 13 vjet. Dhe fatura per qytetaret rritet.

Pra ne dhjetor te vitit 2017 kostoja e koncesionit te rruges Milot-Balldren u programua nga vete qeveria 110 milione euro. Por ne vetem 1 vit e gjysme, fatura totale e saj kerceu ne 256 milione euro. Gati dy here e gjysme me shume.

Kjo rritje drastike, eshte arsyeja se pse FMN i kerkon qeverise te bllokoje ofertat e pakerkuara. Mekanizmi i ofertes se pakerkuar e ben tenderin thuajse fiktiv dhe pa gare, jo vetem ne aspektin praktik, por edhe ate ligjor. Per dy arsye. Se pari bonusi prej 10 per qind te pikeve qe qeveria i jep ofertuesit te pakerkuar para tenderit, praktikisht e ben ate fitues te paracaktuar ne tender.

Se dyti, edhe ne kete gare te kufizuar, kompanite qe marrin pjese ne tender garojne vetem per cmimin e ndertimit. Pasi shpallet fituesi, Ministria e Infrastruktures negocion koston e interesit koke me koke me kompanine private. Pra kostoja e interesit, e cila eshte sa 40 per qind fatures totale, nuk behet me gare, por me negocim te drejteperdrejte, ne nje tavoline zyre apo ndoshta edhe private mes drejtuesve te ministrise dhe kompanise private.

Si mund te lihet nje institucion te negocioje koke me koke pa asnje gare, 90 milione euro prokurim? Kjo eshte e paligjshme. Eshte njesoj sikur nje institucion publik te shpenzoje 90 milione euro nga parate e qytetareve pa asnje tender, por me negociata te drejteperdrejta.

Ligjerisht do duhej qe gara e koncesioneve te behej per te gjithe vleren e fatures, pra jo vetem koston e ndertimit te rruges, por koston e ndertimit plus koston e kapitalit. Ne te kundert, ndodh kjo qe ndodhi. Nje rruge qe u nis me 100 milione euro, do ta paguajme 256 milione euro. Dy here e gjysme me shume, gosti per firmen e afert me nje ish deputet te Partise Socialiste, shume i afert me kryeministrin Edi Rama

 

Etiketa: klodian tomorriSi u rrit me 2.5 herë kostoja e Milot Balldren
Pas

Përfundon aventura e Shaqirit, Klopp e nxjerr në shitje dhe gjen pasuesin

Para

Votimet për PE, Haradinaj thirrje qytetarëve: Votoni Partinë Popullore Europiane

Para
Votimet për PE, Haradinaj thirrje qytetarëve: Votoni Partinë Popullore Europiane

Votimet për PE, Haradinaj thirrje qytetarëve: Votoni Partinë Popullore Europiane

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.