“Fax news” siguron të plotë arsyetimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për të lënë në burg Nezar Seitin. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda në 22 nëntor 2017 la në fuqi vendimin e shkallës së parë për Nezar Seitin.
Vendimi i Gjykatës ishte arsyetuar mbi provat shkresore të prokurorisë së krimeve të rënda. Gjykata vendosi mbajtjen në burg të Seitit për llogari të palës shqiptare.
E megjithatë, disa prej institucioneve në vend kanë shkelur haptazi vendimin e Gjykatës, duke lënë që Seiti të ekstradohej drejt Italisë.
Kodi i Procedurës penale e përcakton qartë se nëse në vendin tonë ka një hetim të hapur në lidhje me të pandehurin nuk është e lejueshme ekstradimi i tij. Për të hedhur më shumë dritë rreth kësaj çështje Basir Çollaku ishte i ftuar në ‘’Fax News”.
Gazetari u shpreh se në mënyrë flagrante janë shkelur hapur vendimet e Gjykatës, me qëllim për prishjen e provave për çështjen Tahiri.
“Në këtë proces ka një sërë provash të rëndësishme që mund të zbardhin procesin. Ekstradimi i tij është një rrëmbim pasi gjithaçka është bërë jashtë ligjit dhe kundër vendimit të Gjykatave shqiptare.
Në dokumente shihet se në vendimin e Gjykatës janë evidentuar një sërë provash që lanë në arrest me burg Seitin.
Kjo mund të cilësohet largimi i të pandehurit nga një process. Sa kohë që nuk kanë marrë në kosnideratë vendimet e Gjykatës së shkallës së parë, të shkallës së dytë dhe të gjykatës së lartë, është e qartë se po shkohet drejt një procesi ku po minohen provat.
O duhej që Gjykata të prishte këtë vendim të dhënë në Nëntor, ose kjo që është bërë është e paligjshme. Çfarë do presim ne që të shprehet drejtësia Italiane për ta, dhe më pas të presim që të kthehen ata në vendin tonë për t’u gjykuar. Teorikisht këta e kanë mbyllur dosjen e hetimeve për Saimir Tahirin”, u shpreh Çollaku.
Gazetari theksoi disa herë faktin se pas disa kohësh e njëjta shkelje që është ndjekur me Seitin mund të ndiqet dhe për Saimir Tahirin. Sipas tij Prokuroria e Katanias ka hetime për Tahirin, po për më shumë duhet të presim”, u shpreh Çollaku.
(E.K/FAXWEB)