Tronditëse ishte ngjarja e djeshme në Vlorë ku mbetën të vrarë drejtori i OSHEE-së së qytetit dhe drejtori i një televizioni privat.
Roland Saliu drejtori i “OSHEE Vlorë” mësohet se është vrarë aksidentalisht nga breshëria e kallashnikovit që kishin si objektiv Erven Hysenin drejtuesin e televizionit lokal ‘’Vlora Channel’’.
Saliu ishte babai i tre fëmijëve dhe kishtë një CV të plotë me kontribute të mëdha veçanërisht në fushën e energjetikes. Ai është emëruar në krye të “OSHEE Vlorë”, në nëntor të vitit 2015.
JA DISA NGA POSTET QË KA MBAJTUR SALIU PËRGJATË VITEVE:
-1997-2004, punon në KESH Vlorë,me detyra të ndryshme drejtuese të këtij sektori.
-2003-2007, administrator dhe bashkë ortak i shoqërisë “T&L ELEKTRIK” me seli në Vlorë dhe aktivitet në fushën e impianteve.
-2006-2007, drejtues teknik në kompaninë “T&L ELEKTRIK”shpk projektim dhe zbatim të impianteve civile dhe industriale.
-2007-2015, drejtues teknik dhe administrator i shoqërisë “ROEL” shpk.
-2010-2015, administrator i shoqërisë “Alba” elektrika Vlora, Alesio Shpk.
Kujtojmë se Roland Saliu u vra pasditen e djeshme në sheshin e ‘Flamurit’ në qytetin e Vlorës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri edhe një biznesmen. Ndërkohë viktima tjetër është biznesmeni Erven Hyseni, i cili mendohet se ka qenë edhe objektivi.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:30 në mes të qytetit të Vlorës, pranë një lokali. Mendohet se autorët të kenë qenë të maskuar, të paktën sipas dëshmitarëve. Fill pasi kanë qëlluar me armë, autorët janë larguar me një makinë nga vendngjarja. (E.K/SHUPLAKA)