Një automjet me 45 kg lëndë narkotike është bllokuar dhe sekuestruar mbrëmjen e sotme nga policia kufitare në Qafë Botë të Sarandës.
Automjeti kishte qëllim daljen nga Republika e Shqipërisë, por nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare u konstatua një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 45 kg (kilogram), e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Automjetin tip BenzMercedes, me targë AA 314 PR, ishte në pronësi të shtetasit Miri Hamata, drejtues i tij dhe me pasagjerë shtetasin Vilson Lamka,
Lënda narkotike ishte fshehur në bagazhin e këtij automjeti, në pjesën e sarbatorit, futur nën një llamarinë të salduar posacërisht për fshehjen e saj, e ndarë në 39 pako të mbështjella me natriban dhe plastikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, ka bërë shoqërimin në Komisariatin e Policisë së Sarandës dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: 1 Miri Hamata, 28 vjeç, banues në Çukë, Sarandë. Vilson Lamka, 30 vjeç, banues në Damatat, Delvinë.
Ndërsa policia kufitare e Durresit sot në mbrëmje ka konstatuar brenda një kamioni lëndë narkotike, e cila u zbulua nga skaneri.
Ende nuk është hapur kamioni dhe nuk dihet pesha e drogës së gjetur. Agjentet e antidrogës kishin informacione se do të transportohej drogë dhe pasi e kanë futur në skaner kamionin, kanë zbuluar hashashin.
Kamioni është i një firme në Tirane dhe shoferi i tij po nga kryqyteti. Droga e fshehur u pikas mes arkave plastike dhe mendohet se destinacioni i saj ishte Ankona. (A.H/Shuplaka)