Për këngëtaren Aurela Gaçe ky vit që po mbyllim mund të quhet padyshim i bekuar. Kjo pasi në jetë erdhi vajza e saj e dytë Abigail Isabel. Grace, vajza e madhe e Aurelës do të bëhej kështu me një shoqe me të cilën do të ndante lodrat dhe dashurinë e së ëmës.
Në këtë fundvit duke uruar për festat Aurela ka publikuar një foto të të dyja vajzave që kanë shtrënguar duart së bashku.
‘’Me këto duar dy motra që mbajnë njëra tjetrën, dua t’ju uroj një vit të mbarë e me kaq dashuri të paqtë e të sinqertë, siç është dashuria e fëmijëve. Kështu qofshim në familje e me miq plot. Gëzuar e shëndet’’, ka shkruar këngëtarja. (E.K/SHUPLAKA)