Gazetari Armir Shkurti ka qenë i ftuar sot në ‘’Fax News” për të folur në lidhje me çështjet e aktualitetit në vend.
Mes të tjerash gazetari ka folur dhe për ditën e sotme e cila shënon një datë të veçantë për të gjithë shqiptarët.
Është Dita e Rinisë, në këtë datë në vitin 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.
Sipas tij politikanët e kanë shndërruar në festë këtë ditë në mënyrë që të shmangin revoltën popullore. Po si do uronin sipas Shkurtit në këtë ditë krerët më të lartë të vendit dhe të politikës.
Lulzim Basha-Unë po jap dorëheqjen
Edi Rama-Skeni parë gjë akoma
Gramoz Ruçi-Rroftë partia e punës me në krye shokun Enver
Ilir Meta-Me qetësi dhe dashuri se ka dhe më keq
Armir Shkurti-Çohuni se mund ti shtypim këta qena, pasi me gjithë këtë revoltë popullore ne mundemi.
(E.K/FAXWEB)