Dëbora nuk është një problem për shumë njerëz të cilët nuk hezitojnë të “zhyten” duke notuar në të me vetëm të mbathura.
Një burrë në Librazhd duket tepër i lumtur teksa “noton” dhe kërcen nën acarin e të ftohtit dhe bardhësinë e dëborës që ka mbuluar oborrin e shtëpisë së tij.
Siç mund të shikoni dhe në videon e publikuar në faqen e “Jeta osh qef”, zotëria në fjalë nuk e ka aspak problem temperaturën e ulët.